TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mahir Tutuli zgjidhet kryetar i Gjykatës Komerciale

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Mahir Tutuli zgjidhet kryetar i Gjykatës Komerciale

Zgjedhja e tij në këtë pozitë erdhi pasi i njëjti mori besimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit.

Për Tutulin dhe kandidatin tjetër që kishte garuar në këtë pozitë, Ramiz Kuqi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) më 15 prill 2022 ka përfunduar intervistat.

Reklamë

Intervistat ishin zhvilluar nga Komisioni Vlerësues, i cili është në përbërje të kryetares së komisionit Teuta Ibrahimi dhe gjyqtarëve Drita Rexhaj dhe Avni Mehmeti, anëtarë të këtij komisioni.

Kryetarja e Komisionit, Teuta Ibrahimi ka elaboruar në pika të shkurtra raportin e vlerësimit për këta kandidatë. Sipas saj, gjyqtari Mahir Tutuli ka grumbulluar 87.6 pikë, ndërsa gjyqtari Ramiz Kuqi 80 pikë.

Ndryshe, KGJK në takimin e 279-të, të mbajtur me 4 mars 2022 kishte shpallur konkursin për kryetar të Gjykatës Komerciale, konkurs për të cilin kanë aplikuar vetëm kandidatët e lartcekur.

Sipas Ligjit për Gjykatën Komerciale, për të ushtruar funksionin e kryetarit të Gjykatës Komerciale, kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune si gjyqtar i shkallës së dytë.

Po ashtu, sipas këtij Ligji, shtesë ndaj kritereve të lartcekura KGJK-ja do të konsiderojë, shkathtësitë menaxheriale dhe vlerësimin e performancës së kandidatit për kryetar të Gjykatës Komerciale.

Mandati për këtë pozitë e kryetarit Tutuli është 5 vite dhe do të fillojë nga 21 marsi 2022.

Mahir Tutuli, është gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike. Gjyqtari Tutuli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2003. Ai kreu provimin e Jurisprudencës në vitin 2005, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Odën e Avokatëve të Kosovës në vitin 2003. Tutuli, gjithashtu ka punuar edhe si shef i Zyrës Ligjore në “Kosovo Enteprise Programe – KEP” prej 2007 deri më 2008.

Ndërsa, më 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku dhe punoi deri më 31 dhjetor 2012. Në janar të 2013-ës, Tutuli u emërua gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e mbajti deri më 1 shtator 2015, kur edhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Ligji për Gjykatën Komerciale ka hyrë në fuqi më 25 shkurt 2022. /Betimipërdrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Dyshohet për dy të vdekur në një aksident në Llapushnik

Moti sot

Nesër temperaturat deri në 30 gradë Celsius

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

Ilir Kulla: Takimi Trump-Putin, fokus më shumë te Kina – Ukrainës i jepet vetëm një shans për paqe

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë

“Info Nata”- 18.08.2025

“Info Nata”- 18.08.2025

Moti sot

Nesër temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Trump thotë se udhëheqësit duhet të diskutojnë “shkëmbimet e mundshme të territorit”

Trump thotë se udhëheqësit duhet të diskutojnë “shkëmbimet e mundshme të territorit”

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë në Shtëpinë e Bardhë insistojnë për një armëpushim

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë në Shtëpinë e Bardhë insistojnë për një armëpushim

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

AKB paralajmëron për krizën e energjisë që po prek bizneset në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X