TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

by TËVË 1
5 muaj ago
6
A A
Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

Autoritetet serbe kanë përsëritur qëndrimin se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e lidhur drejtpërdrejt me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kryenegociatori serb Petar Petkoviq i ka thënë të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, se pa lëvizje konkrete në drejtim të krijimit të Asociacionit nuk mund të pritet përparim domethënës në procesin e dialogut.

Gjatë takimit, Petkoviq ka kërkuar nisjen e menjëhershme të diskutimeve për draftstatutin e Asociacionit, duke theksuar se ky hap, sipas tij, është parakusht për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet dy palëve.

Ai ka kritikuar gjithashtu ligjet e Kosovës që lidhen me të huajt dhe automjetet, duke pretenduar se këto rregullime ligjore po e përkeqësojnë pozitën e komunitetit serb. Në këtë kontekst, Petkoviq ka akuzuar institucionet e Kosovës për veprime të njëanshme dhe përshkallëzuese, duke pohuar se serbëve në Kosovë po u cenohet liria e lëvizjes, qasja në shërbime shëndetësore dhe arsimore, si dhe siguria personale.

Ndërkohë, emisari evropian Peter Sorensen, para qëndrimit në Beograd, ka zhvilluar vizitë në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por ka theksuar se ky proces kërkon veprime të qarta nga pala serbe. Ai ka kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiqit, të cilin e ka cilësuar si përgjegjës për sulmin në Banjskë, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, përmes së cilës Serbia kishte shprehur rezerva për zbatimin e disa pikave të marrëveshjeve, si dhe nënshkrimin formal të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Sipas Kurtit, vetëm përmes këtyre hapave mund të krijohet besim dhe të hapet rruga për përparim real në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /teve1.info/

Tags: albin kurtiAsociacioniSerbiaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit

Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Haxhiu reagon për tragjedinë në Shëngjin: Institucionet e Kosovës në kontakt me autoritetet shqiptare

Rama publikon projektin për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja…

Konjufca shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Zgjedhjet e parakohshme – KQZ sot mban mbledhjen për përgatitjet për 28 dhjetor

​KQZ me plan operacional për ditën e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën