TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Magjistralja Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë në fundvit

by Venhar Isufi
1 vit ago
1
A A
Magjistralja Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë në fundvit

Punimet në magjistralen Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Sipas kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përfundimi i punimeve në këtë magjistrale pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2024. Ndërsa të mërkurën u panë makineri punuese duke kryer punimet e zgjerimit të rrugës dhe urave që lidhin këtë magjistrale. Vlera totale për katër llotet është 24 milionë euro.

Puna po bëhet me intensitet më të lartë, ani pse puna për rregullimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë ka nisur që disa vite.

Ndonëse gjatë punimeve po krijohet pluhur dhe vështirësi në qarkullim, ngasësit e veturave nuk pranuar të flasin para kamerës.

Mbrapa saj i thanë televizionit se këto punime kanë zgjatur më shumë se sa që pritej, por që sipas tyre është jetike të rregullohet gjithçka për qytetarët.

E sipas të parit llapjanas, punimet në këtë magjistrale pritet të përfundojnë në fund vit.

“Nga ajo që po shihet nga terreni do të thotë kemi një shtim, intensiteti në punimet e rrugës Prishtinë-Podujevë dhe sipas të gjitha informacioneve të cilat i kemi dhe kontaktet që kemi me ministrinë e Infrastrukturës, po shpresojmë që fundi i këtij viti do ta përmbyll këtë si projekt”, tha kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi shtoi se janë vetëm disa probleme në punimet e urave që ligjin magjistralen.

“Besoj se gjithçka është duke shkuar në rregull, rruga dhe traseja janë duke shkuar në rregull, diçka më duket te ura ndoshta janë pak me një ngecje të vogël, por shpresoj që ashtu siç na kanë thënë nga ministria, do të përmbyllët me përmbylljen e këtij viti”, tha ai.

Ky projekt i cili i ka 5 lote, ku 4 lotet janë zgjerim të rrugës ekzistuese, ndërsa loti i pestë është finalizim i tashmë lotit të mëhershëm që është nga Lluzhani deri në Podujevë.

Vlera e këtij projekti sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, për katër llote është 24 milionë euro.

Në rifillimin e punimeve, Ministria e Infrastrukturës është hasur në probleme për shpronësimin e pronave për që sipas këtij dikasteri, këto probleme janë zgjidhur.

E për zgjatjen e punimeve në këtë rrugë qeveria është kritikuar së fundmi nga opozita. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën