TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Macron kundërshton përdorimin e termit “gjenocid” për të përshkruar mizoritë ruse në Ukrainë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Presidenti francez i bënë thirrje Rusisë të ndalojë “menjëherë” operacionet ushtarake

I pyetur nëse ai, ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron ka thënë se ai është më i kujdesshëm me terma të tillë

“Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj rusët dhe ukrainasit janë vëllezër”, ka thënë ai.

“Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze,” shtoi ai.

“Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po jetojmë përmes krimeve të luftës që janë të paprecedentë në tokën tonë – tokën tonë evropiane”, ka deklaruar presidenti francez, shkruan CNN, transmeton teve1.info

Macron, i cili aktualisht kandidon për rizgjedhje, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës.

“Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale, tani është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë ata që janë përgjegjës”, tha Macron.

Kujtojmë që Biden tha të martën se mizoritë që po zbulohen në Ukrainë kualifikohen si gjenocid, duke thënë se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se (presidenti rus Vladimir) Putin thjesht po përpiqet të fshijë edhe idenë e të qenit ukrainas”.

Edhe liderët të tjerë botërorë, si Boris Johnson i Britanisë së Madhe dhe Andrzej Duda i Polonisë, kanë përdorur gjithashtu fjalën “gjenocid” për të përshkruar veprimet ruse në Ukrainë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Irani paralajmëron kundër sulmeve ndaj infrastrukturës, kërcënon me hakmarrje

Irani paralajmëron kundër sulmeve ndaj infrastrukturës, kërcënon me hakmarrje

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën