TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

Dejan Peleviq u arrestua dje nën dyshimin për krime lufte në Skenderaj. E për tëvë1 një 74-vjeçar ka rrëfyer për ngjarjen që akuzohet se mori pjesë ai në vrasjen e 15 civilëve shqiptarë.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
1 0
A A

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë tani ma kanë maltretu djalin e vajzën e mikut”

Janë përjetime nga marsi i vitit 1999.

Të gjitha këto ndodhën në këtë rrugë të Skenderajt, pas një operacioni policor e ushtarak serb.

Në “Lagjen 2” të këtij qyteti, atë ditë u vranë 15 civilë shqiptar.

“Ata kanë qenë të vendosur në këtë pjesën këtu nalt tash nuk po duket këtu, ka qenë borë atë ditë, kanë qenë me tesha të bardha nalt atje dhe kur e kanë marrë masanej komandën e tyre për me i bë këto maltretime ata janë lëshu të gjithë në këtë pjesë zakonisht në këtë pjesën këtu”, ka thënë Haxhiu

E në këtë aksion, dyshohet se mori pjesë edhe ish-pjesëtari i MUP-it serb, Dejan Peleviq.

Ky i fundit u arrestua të martën në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, nën dyshimin për krime lufte.

E emri i tij, është i njohur për Munish Haxhiun, i cili i përjetoi tmerret e asaj dite.

“Na kanë largu prej shtëpive, kam ardh në Skenderaj te një mik i imi jemi hy brenda pas një kohe na kanë ardh këta me tesha të bardha që thashë të maskum kanë qenë disa kanë hy brenda na kanë kërkuar para, na kanë kërkuar me tregu psh ku është UÇK-ja, sikur këta që e kanë pas atë traditën e tyre, dhe pare nuk kemi pas fatkeqësisht apo fatbardhësisht me veti atë ditë kështu që na kanë kërkuar me dhunë”, u shpreh tutje Haxhiu.

Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve ishin sjellë në vendin e njohur si “Te Pishat”

74-vjeçari tregon se në këtë ditë ishin marrë edhe disa persona nga forcat serbe dhe nuk dihet më për fatin e tyre.

“Prej tyre e njoh shumë mirë e kam pas mik Gani Azemin me dy djemtë e tij që i kanë marrë në shtëpi të e vet atë ditë dhe nuk dihet sot e asaj dite ku janë, janë të zhdukur djemtë e tij i kanë lënë gratë e tyre dhe të dy e kanë nga një djalë”, theksoj Haxhiu.

Pas arrestimit, Dejan Peleviq ndodhet në ndalim policor prej 48-orësh.

Ndërsa sipas policisë, duke vepruar me urdhër dhe në mënyrë të organizuar, ka kontribuar në spastrimin e territorit përmes dëbimit të dhunshëm të civilëve shqiptarë nga pronat e tyre, plaçkitjes dhe djegies së pasurisë, si dhe në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin, do të habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin, do të habitej dynjaja

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare “Little Albania”, ankohen italianët

Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare “Little Albania”, ankohen italianët

Gjykata shfuqizoi emërtimet shqip të rrugëve, sonte protestohet në Tetovë

Gjykata shfuqizoi emërtimet shqip të rrugëve, sonte protestohet në Tetovë

Spanja kaplohet nga zjarret

Spanja kaplohet nga zjarret

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Historia interesante e njohjes së Erling Haalandit me të dashurën e tij që në fëmijëri

Historia interesante e njohjes së Erling Haalandit me të dashurën e tij që në fëmijëri

Turistja angleze në Shqipëri pagoi gabimisht 10 herë më shumë një faturë, por mahnitet në fund me gjestin e kamerierit

Turistja angleze në Shqipëri pagoi gabimisht 10 herë më shumë një faturë, por mahnitet në fund me gjestin e kamerierit

Kanye West pritet nga Edi Rama

Kanye West pritet nga Edi Rama

Vdes ish-pronari i Chelseas

Vdes ish-pronari i Chelseas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën