TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LVV: Vendimi për tekstet shkollore ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
LVV: PDK godet vendin për interesa private

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media rreth çështjes së librave dhe seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, të hënën.

Deputeti i kësaj partie, Ardian Gola ka thënë se VV-ja e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për librat sepse ajo ka qenë politike dhe ka pasur tendencë që t’ua prishë disponimin nxënësve.

Sipas tij, duhet të priten të dhënat e sakta për të diskutuar rreth këtij vendimi, e se edhe viteve të kaluara ka pasur vonesa në sigurimin e librave shkollorë.

“Qysh në fillim kemi një qasje që për ne është e papranueshme që në thirrjen e opozitës është thënë që ka dështuar Qeveria, kur ende është në proces i gjithë furnizimi me tekstet shkollore. Nuk e kemi ende një epilog të procesit, që ne nuk besojmë se ka diçka të pazakontë. Kjo çështje do të diskutohet në Kuvend pasi që të kemi një epilog. Kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikes të distribuimit, përkatësisht shpërndarjes së librave shkollorë. Ne ende nuk i dimë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirë-informuar dhe mbi informata të sakta. Edhe sikurse vitet e kaluara kemi pas vonesë në sigurimin e teksteve shkollore. Meqë ka qenë kështu çdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo është për disa shkaqe të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën”, ka theksuar ai, raporton eo.

Gola ka thënë se ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet me librat.

“Ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet, keqmenaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Gjitha këto të evidentuara qartazi nga organet e pavarura të Republikës së Kosovës, që janë auditimet.Ky vendim do të diskutohet edhe në komision pasi t’i kemi të dhënat e qarta të këtij procesi, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes të gjeturave arbitrare dhe kanë qëllim t’ua prishin disponimin fëmijëve në fillim të vitit shkollor”, u shpreh ai.

Po ashtu, në konferencë u bë e ditur se deri më tani 130 mijë prindër kanë aplikuar për rimbursimin e librave e se mësimi nuk ka filluar në 18 shkolla, jo për shkak mungesës së librave, por për shkak të renovimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

Gjykata Kushtetuese drejt vendimit për Kuvendin – thirrje për zgjidhje të qartë dhe të paanshme

Gjykata Kushtetuese drejt vendimit për Kuvendin – thirrje për zgjidhje të qartë dhe të paanshme

Thirrjet anti-shqiptare në Maqedonin e Veriut – partitë në pushtet fajësohen për tolerim

Thirrjet anti-shqiptare në Maqedonin e Veriut – partitë në pushtet fajësohen për tolerim

I groposur e i fshehur nën dërrasa, flasin familjarët e të ndjerit se si u gjet trupi i të vrarit në Baicë të Lipjanit

I groposur e i fshehur nën dërrasa, flasin familjarët e të ndjerit se si u gjet trupi i të vrarit në Baicë të Lipjanit

Zbulohet pse Interi do të veshë fanellën e tretë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së

Asllani refuzon kalimin te Sassuolo

Shehu pranë rinovimit të kontratës me Widzewin

Shehu pranë rinovimit të kontratës me Widzewin

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

Horsens synon huazimin e Hysenit

Horsens synon huazimin e Hysenit

Shkëndija “sulmon” Qarabagun me Ibraimin

Shkëndija “sulmon” Qarabagun me Ibraimin

Gjykata Kushtetuese drejt vendimit për Kuvendin – thirrje për zgjidhje të qartë dhe të paanshme

Gjykata Kushtetuese drejt vendimit për Kuvendin – thirrje për zgjidhje të qartë dhe të paanshme

Thirrjet anti-shqiptare në Maqedonin e Veriut – partitë në pushtet fajësohen për tolerim

Thirrjet anti-shqiptare në Maqedonin e Veriut – partitë në pushtet fajësohen për tolerim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X