TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

by teve1
9 muaj ago
2
A A
Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka deklaruar se veprimet e Qeverisë Kurti në veri të vendit do të kishin pasur pasoja shumë më të rënda, po të mos mbështeteshin nga aleatët ndërkombëtarë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Beqiri ka thënë se pa këtë mbështetje, situata në veri do të kishte eskaluar edhe më tej.

“Veprimet në veri, po të mos mbështeteshin nga ata që i kemi garant, fatkeqësisht do të kishin ndodhur edhe shumë raste të tjera si Banjska. Synimi ynë duhet të jetë integrimi i asaj pjese të vendit dhe i atij komuniteti, dhe këtë mund ta arrijmë vetëm në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Beqiri.

Sipas Beqirit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e përdor situatën në veri për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme të vendit.

Ai ka shtuar se Kosova nuk përbëhet vetëm nga veriu, por ka probleme serioze edhe në jug, lindje dhe perëndim të vendit.

“Ne do ta përkrahim çdo veprim dhe vendim të mirë, por ajo që është shqetësuese është se, pas kthimit të kryetarëve në katër komunat veriore, kanë filluar të hiqen simbolet shtetërore. Nëse kryeministri ka tentuar ta paraqesë situatën në veri si një rezultat, tani po përpiqet ta kamuflojë atë dhe ta zhvendosë vëmendjen nga problemet e jashtëzakonshme që ekzistojnë në pjesën më të madhe të vendit. Kosova nuk është vetëm veriu; ajo ka edhe jugun, lindjen dhe perëndimin, ku ka probleme të mëdha. Përmes zhvendosjes së vëmendjes në veri, po tentohet të krijohet përshtypja se gjithçka është në rregull,” ka thënë ai.

Beqiri ka kritikuar edhe qeverisjen pesëvjeçare të Albin Kurtit, duke thënë se Kosova nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe.

“Kurti po sillet sikur gjithë bota sillet rreth tij. Ai sheh zhvillim ekonomik, perspektivë dhe që qytetarët nuk po largohen nga vendi, ndërsa realiteti është krejt i kundërt”, ka përfunduar Beqiri./teve1.info/

 

Tags: Aleatët ndërkombëtarëBanjskaIsmet BeqiriKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Nesër lejohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

​ KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

​ KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

MINT ndalon përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës, Kusari-Lila jep detaje

MINT ndalon përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës, Kusari-Lila jep detaje

Vuçiq i bën thirrje opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit

Vuçiq vazhdon propagandën për “rrezikun” ndaj serbëve në Kosovë, përmend edhe Kurtin

Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve

Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Nesër lejohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Berisha del nga banesa për t’u nisur drejt SPAK: Jam më i motivuar se kurrë, do i djeg mandatin e katërt Edi Ramës

Pas 14 vitesh, Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së

​ KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

​ KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

Llapi transferon një sulmues nga futbolli zviceran

Llapi transferon një sulmues nga futbolli zviceran

Modriq: Cristiano do t’i arrijë 1,000 gola

Modriq: Cristiano do t’i arrijë 1,000 gola

MINT ndalon përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës, Kusari-Lila jep detaje

MINT ndalon përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës, Kusari-Lila jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën