TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​LVV: Reciprociteti forcon pozitën e Kosovës në dialog

nga Besarta Mehmeti
9 Korrik, 2022
0
A A
LVV: PDK godet vendin për interesa private

Rrustemi thotë se vetëm duke u trajtuar si palë e barabartë në dialog me Serbinë, do të arrihet edhe njohja reciproke, e cila, sipas tij do të jetë në qendër dhe rreth saj do të trajtohen të gjitha çështjet mes palëve.

“Padyshim sepse siç e kemi thënë vazhdimisht, e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, presidenti amerikan dhe pastaj edhe kancelari gjerman, që marrëveshja me Serbinë do të ketë në qendër njohjen. Njohja nuk ka vetëm kuptimin e strukturës së marrëveshjes, njohja në qendër është princip rreth së cilës do të trajtohen të gjitha çështjet mes palëve. Parimi i reciprocitetit është edhe kontribut në këtë drejtim sepse Kosova duhet të trajtohet si palë e barabartë dhe jo si çështje siç është trajtuar në të shkuarën. Por në anën tjetër, pavarësisht raporteve apo relacionin në dialog, Kosova nuk mund të vepronte ndryshe përveçse me mbrojtur rendin e saj kushtetues dhe ligjor”, thotë ai.

Përveç që e quan të drejtë vendimin e qeverisë për reciprocitetin për letërnjoftime ndaj Serbisë, deputeti i mazhorancës, thotë se i njëjti mbron rendin ligjor dhe kushtetutshmërinë e vendit.

“Është një vendim i drejtë dhe i pritshëm. Reciprociteti është një parim i të drejtës ndërkombëtare dhe një parim që karakterizon raportet në mes shteteve, aq më tepër për LVV-në që në vazhdimësi e ka thënë se reciprociteti do të jetë principi kryesor i çfarëdo raporti me Serbinë, por edhe me shtetet e tjera. Konsideroj se është vendim i drejtë, në mbrojte të kushtetutshmërisë dhe të rendit tonë ligjor dhe kushtetues, përveçse në mbrojtje të interesave të Kosovës. Nuk mund të pritej ndryshe nga Qeveria e Kosovës që e ka këtë përgjegjësi. Natyrisht për sa kohë që shteti serb nuk njeh dokumentet e Kosovës, natyrisht se nuk mund të njihen as dokumentet e Serbisë”, shton Rrustemi.

Lidhur me pasojat e mundshme që mund të dalin si pasojë e reciprocitetit, Rrustemi deklaron se për sa kohë që Serbia ka qasje diskriminuese dhe cenuese për qytetarët e Kosovës, nuk iu ka mbetur zgjidhje tjetër institucioneve të Kosovës përveç reciprocitetit.

“Më vjen keq që po flasim për një lloj reciprociteti negativ, do të doja të flasim për një reciprocitet pozitiv, në kuptimin që Serbia të njohë dokumentet e Kosovës dhe pastaj Kosova të njohë dokumentet e Serbisë, Serbia të njohë targat e Republikës së Kosovës dhe pastaj Kosova të njohë targat e Serbisë, dhe pastaj Serbia të njohë Republikën e Kosovës dhe pastaj Kosova të njohë Republikën e Serbisë. Por për sa kohë shteti serb ka një qasje të tillë, diskriminuese dhe cenuese, nuk i mbetet tjetër institucioneve të Kosovës veçse t’i përmbushin përgjegjësit që i kanë”, deklaron Rrustemi.

Kreu i Komisionit parlamentar për Legjislacion nënvizon edhe nevojën e Kosovës për shtyrjen përpara të Procesit të Berlinit deri në integrim të plotë në Bashkim Evropian.

“Procesi i Berlinit është rruga të cilën duhet të ndjek Republika e Kosovës edhe sa i përket raporteve rajonale. Në njërën anë, Procesi i Berlinit është një proces drejt BE-së, në anën tjetër është një proces i konceptuar nga BE-ja që i trajton palët në mënyrë të barabartë. Ndërkohë nuk është ndonjë kundërvënie alternativ e Ballkanit të Hapur, por siç e kemi thënë Ballkani i Hapur është një ide që ka lindur në Serbi dhe natyrisht është si kundërvënie e procesit të integrimit në BE dhe Procesit të Berlinit. Kosova nuk ka rrugë tjetër përvese me ndjek këtë proces”, përfundon Rrustemi./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X