Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë, ku kryetari i partisë, Albin Kurti, prezantoi prioritetet për katër vitet e ardhshme.
Para simpatizantëve, Kurti vlerësoi punën e qeverisë gjatë mandatit të kaluar, duke veçuar masat sociale dhe ekonomike që, sipas tij, kanë ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Ai paraqiti edhe planin për mandatin e ardhshëm, i cili përfshin investime të mëdha në ekonomi, projekte infrastrukturore, mbështetje për familjet dhe forcim të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Në fund të fjalimit, Kurti u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të mbështesin vazhdimin e qeverisjes së Vetëvendosjes.







