TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​LVV paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin

by TËVË 1
3 javë ago
1
A A
Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

Me vetëm nëntë ditë të mbetura nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai për KosovaPress, ka bërë të ditur se java e ardhshme pritet të karakterizohet me takime më të shpeshta të Kurtit, duke theksuar nevojën që procesi të kalojë nga diskutimet e përgjithshme në propozime konkrete për emra.

“Unë pres intensitet të takimeve. Pres që të ketë takime gjatë javës së ardhshme. Natyrisht duhet të kalojmë në propozime konkrete të emrave të zgjidhjes së problemit që na çon në drejtim të zgjedhjes së presidentit apo presidentes. Ashtu siç kemi biseduar në grupin parlamentar, nuk do të ketë asnjë problem që e pengon këtë proces sa i përket LVV-së. Ne jemi të bindur se duhet të zgjidhet presidenti”, deklaron ai.

Sipas tij, dështimi për zgjedhjen e presidentit në këtë fazë do të kishte pasoja serioze politike, ku vendi mund të hyjë në një cikël krizash, në të cilin zgjedhjet mund të përsëriten vazhdimisht.

“Nëse tani nuk zgjidhet presidenti, ne hyjmë në një krizë apo cikël të krizave që nga zgjedhjet mund të prodhojnë zgjedhje të tjera”, thotë ai.

Duke folur për dialogun ndërpartiak, Rexhaj ka theksuar se kompromisi është i domosdoshëm, por ka kritikuar qasjen e disa partive opozitare. Ai ka vlerësuar se diskutimi i kritereve, siç propozon LDK-ja, është i nevojshëm, ndërsa ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së për ftesa zyrtare për takime, duke e cilësuar si pengesë për komunikim.

“Natyrisht, mbi bazën e kësaj, ne duhet t’i diskutojmë emrat dhe kriteret që po i thotë LDK-ja. Mirëpo nuk shkon edhe kërkesa e PDK-së që të ketë ftesë zyrtare, pasi këtë e lexojmë si ftesë për mos takim. Nuk duhet të barrikadohemi në qëndrime, por të ecim përpara drejt një zgjidhjeje”, shton ai.

Rexhaj thotë se LVV-ja është e gatshme për kompromis për presidentin, por sipas tij, kjo nuk nënkupton tërheqje të njëanshme, por gatishmëri për të shqyrtuar emra konkretë dhe për të ndërtuar konsensus brenda grupit parlamentar.

“Ne jemi të gatshëm për kompromis. Kur themi kompromis, ka të bëjë me procesin brenda ku diskutohen dhe përfolen emrat. Ne jemi për zgjidhje, por kompromisi nuk kërkon tërheqje të vazhdueshme dhe në fund mos të zgjidhet problemi, në këtë rast presidenti. Kompromisi nënkupton vullnetin e plotë të subjektit tonë politik për të dëgjuar emra konkretë dhe për t’i diskutuar në Grupin Parlamentar, për të parë nëse ka vullnet për votim. Gjithmonë po flitet për deputetët e opozitës dhe vullnetin e tyre, por ne kemi numrin më të madh”, përfundon ai.

Nëse Kuvendi nuk zgjedh presidentin deri më 28 prill, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Deri më tani, pas aktgjykimit të Kushtetueses për këtë çështje, është mbajtur vetëm një takim mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut nga LDK-ja. Në anën tjetër, PDK-ja ka kërkuar ftesë zyrtare për takim, e cila deri më tani nuk ka ndodhur.

Tags: LVVpresidenti i KosovësTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi kërkon besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet

Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes

Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë për shkak të pronës, arrestohen

Zhduket një person në Gjakovë, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

Gashi kërkon besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet

Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes

Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë për shkak të pronës, arrestohen

Zhduket një person në Gjakovë, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Tre të arrestuar pas pengimit të policëve në kryerje të detyrës në Gjakovë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve

Sot shënohet Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

Sot shënohet Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën