TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV: Para rikthimit në dialog duhet sanksione ndaj Serbisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon sanksionimin e Serbisë para rifillimit të dialogut.

Sipas partisë në pushtet, gjithçka çka është arritur në dialog, është vendosur në plan të dytë pas aktit të agresionit të Serbisë në Kosovë, më 24 shtator dhe se tani është e domosdoshme ofrimi i sigurisë për Kosovën.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Serbia duhet të sanksionohet për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit.

“Para se t’i rikthehemi dialogut, është shumë e rëndësishme të qartësohen dy gjëra, që është të sigurohemi se s’ka ndonjë rrezik potencial për sulm potencial prej radhës së Serbisë. Këtë sigurisht mund të bëjmë në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse brenda Republikës së Kosovës. Po kërkojmë siguri për Kosovën dhe në anën tjetër po kërkojmë sanksione për Serbinë. Besojmë fuqishëm që sidomos pas këtij akti terrorist të 24 shtatorit, Serbia duhet të sanksionohet për atë çka ka bërë në Banjskë të Zveçanit. Në fakt është dashur të sanksionohet në vazhdimësi për të gjithë qasjen që e ka treguar karshi marrëveshjes për normalizim”, thotë ajo.

Deputetja e mazhorancës i mirëpret edhe paralajmërimet e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon se ky institucion do të miratojë një rezolutë që dënon sulmin terrorist në veri dhe që po përgatitet një paketë masash ndaj Serbisë.

“Jam mirënjohëse raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila paralajmëroi që po përgatitet një rezolutë kundër veprimeve të Serbisë të 24 shtatorit. Kjo rezolutë do të jetë një mesazh i fuqishëm që shkon drejt përfaqësueseve të politikës së jashtme të BE-së dhe drejt përfaqësuesve të 27 vendeve anëtarë. Është momenti kur defenitivisht duhet të sanksionohet shteti që bënë akti të tilla terroriste”, shton ajo.

Sipas saj, në rrethanat aktuale pas sulmit terrorist nuk mund të diskutohet për zgjedhjet në katër komunat veriore apo marrëveshjen e Brukselit apo Ohrit.

“(BE-ja) S’ka pasur qasje të barabartë asnjëherë. Gjithmonë Republika e Kosovës ka qenë e shtypur sa i përket qasjes së barabartë prej anës së përfaqësuesit për politikë të jashtme dhe sidomos ndërmjetësuesit të procesit zotëri Lajçak. Kemi pa se gjithmonë ka ekzistuar një anim nga Serbia dhe nga kërkesat që i ka pasur ajo, ndërkohë janë vendosur krejt padrejtësisht masa ndaj Kosovës. Unë besoj se këto masa do të duheshin të hiqeshin tanimë”, deklaron deputetja e mazhorancës, raporton KP.

Tags: Arbëreshë Kryeziu-Hysenidialogu Kosovë - SerbiaLVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Mbi 80% e votave të numëruara, votat për liderët e partive

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Ministria e Arsimit: Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend për kontributin e tij

IHK: Vërbicë e Zhegocit në -15°C, temperatura më e ulët e ditës në vend

IHK: Vërbicë e Zhegocit në -15°C, temperatura më e ulët e ditës në vend

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Mbi 80% e votave të numëruara, votat për liderët e partive

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Maresca largohet nga Chelsea

Maresca largohet nga Chelsea

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Joshua del nga spitali pas aksidentit

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Lajm i mirë për Milan

Maignan afër rinovimit të kontratës me Milanin

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Chicago Fire pas Lewandowskit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën