TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Nëntëmbëdhjetë vjet pas protestës së 10 shkurtit, në Prishtinë këtë të martë u përkujtuan Arben Xheladini dhe Mon Balaj, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të vrarë gjatë kundërshtimit të Pakos së Ahtisarit. Të pranishëm ishin krerët shtetërorë, ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

by tëvë1
1 muaj ago
0 0
A A

Autore:Jona Kelmendi

Nëntëmbëdhjetë vjet pas protestës së 10 shkurtit, në Prishtinë këtë të martë u përkujtuan Arben Xheladini dhe Mon Balaj, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të vrarë gjatë kundërshtimit të Pakos së Ahtisarit. Të pranishëm ishin krerët shtetërorë, ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në të njëjtin vend, të martën u kthye si kryeministër në detyrë.

Por, 19-të vjet më parë, si kryetar i partisë, i priu njërës nga protestat më të njohura të pasluftës.

Me 10 shkurt të vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje, doli në rrugë kundër pakos së Ahtisarit.

Por, nga plumbat e policisë së UNMIK-ut, atë ditë e pësuan dy aktivistë të lëvizjes.

Arben Xheladini e Mon Balaj, mbetën të vrarë në këtë vend.

Ndërsa detaje se çfarë ndodhi, dha njeriu që i priu protestës.

“Vetëm 8 sekonda pas hedhjes së gazit lotëjslles policia e UNMIK-ut filloi që me plumba gome të skaduar prej 11 vjetësh të qëllojë mbi trupat e demonstruesve kryesisht në kokat dhe gjokset e tyre. 232 plumba, 11 vjet skandence, 8 sekonda pas gazit lotsjellës, atëherë pak çka dukej mirë. E vranë Arben Xheladinin e Mon Balaj, u lënduan e plagosën rëndë e lehtë 84 protestues, në mesin e të cilëve më së rëndi ishin Hysni Hyseni, Dodaj i Prizrenit i cili ka vdekur më 29 janar 2020 nga një sëmundje akute”, tha Albin Kurti kryetar i LVV-së.

Kurti theksoi që Xheladini e Balaj janë pjesë e përhershme e kujtesës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të vullnetit për liri ashtu siç shkruan në pllakën këtu, në rrugën ‘Nënë Tereza’ në qendër të kryeqytetit dhe ata janë kujtimi ynë i përhershëm në themelet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kapitujve që pasuan në rritjen dhe ngritjen tonë gjithnjë në shërbim të popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës”, tha Kurti.

Por, pse po e kundërshtonte Albin Kurti, pakon që më vonë u bë themel i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Edhe vet Ahtisaari ka thënë që propozimi i tij është kompromis dhe ne ishim të bindur që ishte kompromis tepër i madh sepse kishte aq shumë koncesione përbrenda. Por gjashtë prej tyre ishin kryesore; së pari, në atë pako Kosova detyrohej të instalonte një decentralizim mbi baza etnike, ne konsideronim që kemi nevojë për decentralizim pas sovranitetit dhe njëkohësisht ky decentralizim duhet të jetë financiar e funksional por jo etnik”, u shpreh ai.

Vetëvendosje të martën bëri homazhe edhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë dhe tek varri i Mon Balajt në Podujevë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë, i cilëson raportimet si spekulime

GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë, i cilëson raportimet si spekulime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën