Galuk Konjufca do të jetë kandidati i LVV-së për president të vendit.
Kjo është e ditur nga kjo parti përmes një njoftimi.
“Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca”, thuhet nga LVV.
Vetëvendosje ka thënë se ky propozim kanë ardhur pas dështimit për të gjetur një kandidat konsensual me partitë e tjera, duke thënë se nuk morën propozime, por edhe refuzuan ofertat e tyre emrat e tyre.







