TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV-ja implikon Thaçin e Veselin në vdekjen e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion para Prokurorisë Speciale të Kosovës. Aty kjo parti ka implikuar ish presidentin Thaçi dhe ish kryeparlamentarin Veseli në rastin e vdekjes së Astrit Deahrit

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
LVV-ja implikon Thaçin e Veselin në vdekjen e Astrit Deharit

Për aktivitete të tilla Lëvizja Vetëvendosje ishte njohur gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Mirëpo këto metoda Vetëvendosje nuk po i ndryshon as gjatë kohës sa po qëndron në pushtet.

Anëtari nga radhët e kësaj partie, Sami Kurteshi, përmes një konference para Prokurorisë Speciale të Kosovës ka treguar në mënyrë kronologjike rastin e aktivistit Astrit Dehari.

Sipas tij nuk ka asnjë dyshim se Dehari është arrestuar i pafajshëm dhe është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Astrit Dehari është arrestu si i pafajshëm dhe është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Rasti arrestimit të aktivistëve të LVV ka përfunduar me aktgjykim të plotfuqishëm më 30 tetor 2023 nga Gjykata e Apelit pas kthimit e rigjykimit. Gjykata e Apelit ka vërtetu që nuk ka asnjë dëshmi të vetme as një fakt të vetëm që i fajëson të arrestuarit dhe thotë aktivistët e LVV-së. Astrit Dehari është arrestu si i pafajshëm dhe është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016”, tha Kurteshi.

Në rastin e vdekjes së Deharit, Kurteshi ka implikuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli.

Sipas tij ish-krerët e shtetit e kanë pranuar se Dehari është vrarë, kurse nuk la pa kritikuar edhe institucionet e tjera të vendit.

“Urdhri ka qenë politik nga maja e shtetit, fatkeqësisht në atë kohë nga presidenti i vendit dhe kryekuvendari që edhe në mjete të informimit kanë pranuar se është vrasje rasti i Deharit dhe ata kanë dhënë urdhër të drejtpërdrejt për veglat e tyre në Prokurori, Gjykatë, AKI e Polici për ta inskenuar rastin”, tha ai.

Tutje, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, thotë se ky rast qëllimisht është duke u zvarritur nga prokuroria.

“Në këtë rast unë dua të deklaroj edhe në emër të Vetëvendosjes strategjia e prokurorisë shtetit të Kosovës është e qartë zvarritje e qëllimshme e rastit, bartje e rastit në kompetencë të prokurorëve parapensionistë që dorëzojnë stafetën e krimit njëri te tjetri”, u shpreh Kurteshi.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

 

Gruda: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e rastit Dehari

Tags: Astrit DehariVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën