TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gruda: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e rastit Dehari

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gruda: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e rastit Dehari

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të ndalë menjëherë lojërat dhe propagandën politike me Rastin Dehari, duke thënë se ka dorë në moszbardhjen e këtij rasti.

Gruda, në një konferencë për media, tha se “shoë politik që Lëvizja Vetëvendosje e bëri sot para Prokurorisë Speciale, është vazhdimësi e keqpërdorimit të Rastit Dehari nga pushteti aktual”.

“Janë bërë më shumë se tri vite që Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet dhe nuk ka bërë asnjë hap për të zbardhur të vërtetën e rastit Dehari, përkundër premtimeve për zbardhjen e tij sa ishin në opozitë. Përkundrazi, gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes janë zhdukur e janë kthyer pjesërisht mostrat e Astrit Deharit dhe është djegur dy herë Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku ato ruheshin. Po ashtu, ka disa muaj që LVV po e pengon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me zjarrin në Institut dhe humbjen e mostrave”, theksoi ai, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Gruda ngriti një sërë pyetjesh lidhur me këto ngjarje, duke thënë se janë problemi themelor i pushtetit .

“Kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush i ktheu mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush e dogji Institutin? Si ndodhi që mostrat e Deharit u zhdukën në mars të 2023-tës dhe po në atë muaj ndodhi zjarri i parë në Institut? Pas zjarrit të dytë u dogj sistemi i kamerave në IML dhe për katër ditë me radhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive ku mbahen mostrat e Deharit. Si është e mundur që pikërisht në këtë interval kohor 4 ditor të gjendeshin dhe të ktheheshin mostrat e Astrit Deharit në Institut? Cilat janë masat që janë marrë ndaj personave përgjegjës për monitorimin e kamerave dhe atyre që kanë çelësin për hyrje në Dhomën e Dëshmive në IML? Pse po e pengoni themelimin e Komisionit Hetimor për Rastin Dehari?”, pyeti Gruda.

PDK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i kthehet sa më parë punës në zbardhjen e së vërtetës për Rastin Dehari.

“Po ashtu, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se ky rast nuk do të mbetet i pazbardhur dhe se njerëzit e këtij pushteti që po e pengojnë zbardhjen e tij një ditë do të japin llogari para drejtësisë”, tha Gruda.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në hyrje të Prokurorisë janë vendosur disa pankarta për prokurorë e gjyqtar të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar si dhe është kërkuar përgjegjësi e drejtësi për Deharin.

E Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, teksa tha se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vite.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Shtesat për fëmijë pezullohen pa sqarim, Avokati i Popullit ngre alarmin për diskriminim

​Avokati i Popullit nis hetimet në lidhje me pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan

​Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kërkojnë zgjidhje nga Rama

​Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kërkojnë zgjidhje nga Rama

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

​Shtesat për fëmijë pezullohen pa sqarim, Avokati i Popullit ngre alarmin për diskriminim

​Avokati i Popullit nis hetimet në lidhje me pretendimet për keqtrajtim të të arrestuarve në Gazimestan

​Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kërkojnë zgjidhje nga Rama

​Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, kërkojnë zgjidhje nga Rama

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Drita, gati për ndeshjen e parë me lituanezët

Viniciusi i emocionuar pas lamtumirës së Neymarit

Viniciusi i emocionuar pas lamtumirës së Neymarit

Ronaldo flet pas eliminimit, konfirmon se ishte Botërori i tij i fundit

Ronaldo flet pas eliminimit, konfirmon se ishte Botërori i tij i fundit

Selektori Martinez largohet nga Portugalia

Selektori Martinez largohet nga Portugalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën