TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

Pas konstituimit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e hapur për mundësinë e koalicioneve në funksion të formimit të qeverisë së re. Megjithatë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ngritur dyshime nëse Kuvendi është konstituuar në mënyrë të rregullt, ndërsa Lista Serbe ka paralajmëruar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

by Shpat Blakcori
5 muaj ago
2 0
A A

Plot tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, është konstituuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nenad Rashiq, përfaqësues nga komuniteti serb, siguroi 71 vota pro, ndërsa 9 deputetë votuan kundër dhe 23 të tjerë abstenuan.
Pas procesit të votimit, Rashiq u shpreh falënderues ndaj deputetëve për besimin e dhënë.

“Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi që sot kanë votuar për mua dhe shpresoj që kjo të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Rashiq.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tregoi arsyet pse partia e saj vendosi ta mbështesë Rashiqin.

“Ne votuam për Nenad Rashiqin sot sepse aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim që nuk e kishim më parë. Sipas atij interpretimi, ai ka të drejtë të zgjidhet si nënkryetar dhe përfaqësues i komunitetit serb”, tha Bajrami.
Në anën tjetër, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu dyshime lidhur me vlefshmërinë e konstituimit.

“Është konstituar apo jo Kuvendi, duket se kjo përgjigje ende nuk e ka marrë formën e plotë. Unë besoj se konstituimi ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm më 15 prill, për çka jemi angazhuar ne. Mbetet të shihet a do të funksionojë tutje. Për ne është e rëndësishme që konstituimi të jetë final dhe të hyjmë në afatet kushtetuese për të parë mundësinë e formimit të qeverisë së re”, deklaroi Krasniqi.
Ndërkohë, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, njoftoi se shumë shpejt do të nisin procedurat për propozimin e mandatarit për kryeministër. Ajo përjashtoi çdo mundësi për koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, por theksoi se VV mbetet e hapur për bashkëpunim me parti të tjera.

“Ne do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë, nëse kanë vullnet të jenë pjesë e qeverisë. Mund të ketë deputetë nga grupet parlamentare apo subjektet e tjera politike. Ka pasur përpjekje me LDK-në dhe vullnet për koalicion me Nismën, por ata nuk kanë pasur gatishmëri”, tha Haxhiu.
Ndërkohë, Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet përsëri Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se emërimi i Rashiqit si nënkryetar është bërë në mënyrë të paligjshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën