TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV e PDK nuk presin ndonjë rezultat nga koalicioni LDK-AAK

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë të hënën ka formuar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. E marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy partive e kanë kritikuar Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike duke thënë se nuk presin ndonjë rezultat ky koalicion.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
LVV e PDK nuk presin ndonjë rezultat nga koalicioni LDK-AAK

Pesë muaj pasi i ndau rrugët me Partinë Demokratike të Kosovës, LDK në kryeqytet e ka gjetur një aleat të ri.

Lidhja Demokratike të hënën ka zyrtarizuar koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas marrëveshjes AAK-ja do t’i ketë tri drejtori, atë të Administratës, atë të Sportit si dhe Drejtorinë e Mobiletit, e cila iu shtua së fundmi kryeqytetit.

Nga komuna e Prishtinës, këtë koalicion e kanë quajtur si një ristrukturim me qëllim të rritjes së efikasitetit.

Por skeptik rreth rezultateve është shprehur Lëvizja Vetëvendosje.

“Modeli i qeverisjes që zoti Rama dhe LDK kanë ofruar gjatë këtyre 3 viteve, na bën shumë skeptik dhe dyshues që këto ndryshime të partnereve të koalicionit do t’i sjellin ndonjë ndryshim pozitiv qytetit. Edhe pak e jemi ne vitin e fundit të mandatit të kësaj qeverisje dhe mundësitë për të bërë diçka pozitive janë minimale, për të mos thënë se s’ka fare mundësi”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i grupit të asamblistëve në Prishtinë.

Kurse sipas Partisë Demokratike, ky koalicion është bërë me një qëllim.

“Me vetë faktin që e ka liruar nga detyra drejtorin e urbanizmit, të cilin e ka emëruar në një pozitë të cilën para gjashtë muajve e kishte shuar vetë Përparim Rama, tregon për presionin e madh të interesave të mëdha që ka për të kaluar planin zhvillimor komunal”, ka thënë Leotrim Retkoceri nga PDK.

Kurse sipas njohësit të çështjeve politike, Visar Xani ndërrim i shpeshtë i koalicioneve nuk ka efekte pozitive për qytetarët.

“Është e rëndësishme që koalicionet të jenë të qëndrueshme dhe që dhanë efekt në punën dhe atë punë e dinë qytetarët. Koalicionin me AAK, nuk është ndonjë koalicion i madh, është një koalicion minor, por gjithsesi mund të shtyjë disa projekte për para dhe mund të të llogarit pak më shumë mbështetje në asamble kryetari Përparim Rama”, ka thënë Xani.

Partia Demokratike është larguar nga koalicioni me LDK-në, në shkurt të këtij viti, këtë e kishin bërë pasi në Kuvendin Komunal ishte është votuar për anulimin e vendimit për këmbim të pronave në Badovc.

Tags: AAKkoaliconiLDK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën