TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

by teve1
1 orë ago
1
A A
KQZ: Edhe 5 ditë afat për aplikim online për certifikimin e kandidatëve për zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë të kundërshtojnë njëra-tjetrën për të drejtën e anëtarit të dhjetë në KQZ.

Të dyja partitë të mërkurën sërish i kanë bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, që të veprojë në këtë drejtim, mirëpo kjo e fundit tha se do të marrë një vendim posa të ketë një analizë të të gjitha shkresave.

KQZ-ja është ende e pakompletuar. Ish-presidentja Vjosa Osmani ka emëruar vetëm nëntë anëtarë, ndërsa për anëtarin e dhjetë ka pasur dilema pasi LVV-ja ka propozuar tre anëtarë, ndërkaq PDK-ja dy sish.

Haxhiu, duke folur si ushtruese e detyrës së presidentit pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se këtë çështje është dashur ta përmbyllë Vjosa Osmani.

“Një proces kushtetues që ka filluar më herët është dashur të përmbyllet me presidenten Vjosa Osmani. Nuk mendoj se është në rregull që një proces që ka filluar më herët ka mbetur i papërfunduar. Do t’i trajtojmë të gjitha çështjet që janë me prioritet, ku edhe jam njoftuar me çështjet që janë prioritare në takimin e fundit. Sapo t’i kemi një analizë të atyre shkresave, natyrisht se do t’ju njoftojmë me kohë”, tha ajo.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se kolegia e saj partiake, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, duhet sa më parë të emërojë anëtarin e tretë të LVV-së në KQZ.

“Është e drejtë që i takon LVV-së bazuar në legjislacionin në fuqi dhe rezultatin zgjedhor dhe forcave proporcionale të partive në Kuvend. Përbërja e KQZ-së përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira. Ne presim që zonja Haxhiu, si u.d. e presidentes, të emërojë sa më parë anëtarin e radhës në KQZ, që duhet të jetë propozim i LVV-së. Unë besoj se shumë shpejt zonja Haxhiu do ta bëjë këtë”, tha Nagavci.

Të kundërtën e tha nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se anëtari i radhës në KQZ i takon atyre.

“Nuk është çështje diskutimi se i takon PDK-së anëtari i dytë në KQZ. Për këtë çështje ka vendime të mëhershme nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi pritur që presidentja Osmani të nënshkruante një vendim të tillë dhe tani që ka mbetur në dorën e zonjës Haxhiu. Shpresojmë që ajo mos të bëjë shkelje kushtetuese dhe në rast që merret një vendim tjetër sigurisht se PDK-ja do t’i marrë hapat e domosdoshëm dhe do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese këtë çështje”, përfundoi Çitaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën