TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP-ja

nga Tëvë1
1 Shkurt, 2025
7
A A
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP-ja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 43.2400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro.

Violeta Haxholli nga Koalicioni Demokracia në Veprim, gjatë një konference për media, tha se vetëm në javën e tretë të fushatës kanë evidentuar 48 raste ku është përdorur gjuha e urrejtjes nga subjektet politike.

“Fatkeqësisht gjatë kësaj jave kemi pasur më shumë raste të pjesëmarrjes së organizuar të nxënësve, që gjithashtu është një praktikë në kundërshtim me legjislacionin. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm gjatë kësaj jave kanë raportuar deri në 7 raste të reja, nëpër aktivitete të organizuar pothuajse nga të gjitha partitë politike, pa dallim. Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes është përkeqësuar në javën e tretë të fushatës. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm këtë janë i kanë evidentuar deri në 48 raste, ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nëpër aktivitete e tyre. Sa i përket fushatës në hapësirën online, një hapësirë që po përdoret nga subjektet politike për të bërë fushatë, Demokracia në Veprim, deri më tani i ka monitoruar rreth 679 kandidatë, prej të cilëve 447 kandidat janë burra dhe 232 janë gra. Gjatë tri javëve të fushatës në total janë identifikuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht nga videot e shpërndara nga partitë politike.. Më së shumti gjuhë e urrejtjes është përdorur ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër me 7 % të komenteve drejtuar atij, pasuar nga kandidati i PDK-së me 5 %, kandidati i AAK-së me 4 % dhe kandidati i LDK-së për kryeministër me 4 % të komenteve që përbëjnë gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes”, tha ajo duke shtuar se 232 raste të gjuhës së urrejtjes, 37 % të rasteve i targëtojnë gratë e partive politike.

Sipas saj, në fjalimet e kandidatëve kanë mbizotëruar tema e ekonomisë dhe pagat, megjithatë, shumicën e fjalimeve po i mbajnë kandidatët për kryeministër por jo edhe kandidatët për deputet nga ato komuna.

“Në tri javët e fushatës janë evidentuar gjithsej 36 raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale, mirëpo në krahasim me dy javët e kaluara vërehet një numër me i ulët me vetëm 6 raste, ku partitë politike nga pushteti dhe opozita i kanë përdorur resurset publike për qëllimet e fushatës. DNV po monitoron edhe transparencën dhe financimin e fushatës, ku ndonëse të organizuara në objekte publike, aktivitetet e subjekteve politike, natyrisht përfshijnë shpenzime, materiale shpenzuese të cilat ato po i përdorin. Kartëvizitat janë elementi më i shpeshtë të cilat partitë politike po e shpërndajnë për qytetarët, pastaj broshurat, pijet si dhe shpenzimet, zerimi, videoxhirimet profesionale, ndriçimi, që po i karakterizojnë tubimet e partive politike.

Ajo u ndal edhe te shpenzimet e subjekteve politike dhe kandidatëve në platformat online.

“Vetëm gjatë javës së tretë ka pasur rreth 3 mijë postime të sponzorizuara të partive dhe janë shpenzuar nga partitë rreth 50 mijë euro për sponzorime në rrjet sociale. Kjo përbën trefishin e numrit të postimeve dhe dyfishin e kostos së shpenzuar, krahasuar me javën e parë të fushatës, çka tregon edhe për një intensifikim të fushatës në javën e tretë. Kandidati i LDK-së po prinë me shpenzime në facebook dhe Instagram, i cili deri më tani ka shpenzuar rreth 12 mijë euro për sponzorime të postimeve, pasuar nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Lëvizja Vetëvendosje si faqe 2 mijë euro, Ramush Haradinaj, Uran Ismaili e kështu me radhë”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe te gjobat e PZAP-së për shkelje të rregullave të fushatës, ku ka nxjerrë rreth 133 vendime, prej të cilave 86 kanë qenë aprovuese, ndërsa, 47 kanë qenë refuzuese.

“Lartësia e gjobave që PZAP e ka shqiptuar deri më tani shkon deri në 432400 euro për gjoba për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro gjobë, pasuar Lëvizja Vetëvendosje 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro, pastaj edhe disa parti të vogla që janë garuese”, tha ajo.

Dushan Radakoviq që vepron në kuadër të organizatave që monitorojnë zgjedhjet, u ndal edhe te fushata zgjedhore te komuniteti serb, ku tha se asnjë parti serbe nuk po paraqet plan për zhvillimin dhe kushtet e serbëve në Kosovë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X