Në objektivin e Komunës së Bujanovcit është bërë vendosja e flamurit kombëtarë për nder të 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Vendosja e flamurit kombëtarë është bërë nga kryetari i Këshillit Kombëtare Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Ndryshe, Shqipëria sot feston 111–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemaili ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen njihet si Dita e Flamurit.