TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lushaku-Sadriu: Të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm në kërkimin për drejtësi

by teve1
3 orë ago
0
A A
Lushaku-Sadriu: Të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm në kërkimin për drejtësi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, nuk janë të vetëm në përpjekjen për drejtësi.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës, ajo është shprehur se kjo plagë mbetet një nga më të rëndat në historinë e vendit.

“Po shënojmë sot ditën që bart një nga plagët më të rënda të historisë sonë, dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë. Një krim çnjerëzor i përdorur për të thyer dinjitetin tonë, për të na gjunjëzuar si popull. Një plagë që edhe pas 27 vitesh vazhdon të na dhëmbë. Një dhimbje që ende jeton mes nesh, për histori që nuk janë mbyllur, për gra e burra që për shumë kohë janë detyruar të heshtin”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo ka theksuar se, edhe pas më shumë se dy dekadash, shumë të mbijetuar vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe pasojat e traumës, duke u përballur me stigmatizim, paragjykime dhe mungesë të mbështetjes së mjaftueshme shoqërore e institucionale.

Megjithatë, sipas saj, guximi i atyre që kanë folur publikisht ka qenë vendimtar në thyerjen e heshtjes dhe në hapjen e rrugës drejt drejtësisë.

“Edhe sot shumë prej tyre vazhdojnë të jetojnë në heshtje. Ato përballen jo vetëm me kujtime të dhimbshme, por edhe me stigmatizimin, paragjykimin dhe shpesh edhe me mungesën e mbështetjes shoqërore e institucionale. Përkundër kësaj, janë edhe ato e ata që gjetën forcën të flasin dhe pikërisht me guximin e tyre thyen heshtjen dhe hapën rrugën e drejtësisë. Sot dua t’ju drejtohem juve, të mbijetuarve të kësaj dhune. Ju që i mbijetuat dhimbjes më të rëndë, ju që përveç plagëve të luftës mbajtët mbi supe edhe peshën e heshtjes, të paragjykimit dhe të mosmirëkuptimit”, ka theksuar ajo.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për të mbijetuarit, ajo ka theksuar:

“E dimë që nuk ka fjalë që ju ngushëllon, por po ju them nga këtu, nga kjo foltore, nga Kuvendi i Kosovës, që ju nuk jeni vetëm. Nuk jeni vetëm me dhimbjen tuaj, nuk jeni vetëm në kërkimin tuaj për drejtësi dhe nuk do të jeni më kurrë të vetme në përballjen tuaj me të kaluarën. Prandaj në këtë ditë ne nderojmë forcën dhe dinjitetin tuaj që u bë zëri i vërtetë i historisë sonë”

Lushaku-Sadriu bëri thirrje që të mos ketë heshtje përballë krimeve të tilla, duke theksuar se drejtësia për viktimat është obligim shoqëror dhe institucional.

“Shënimi i kësaj dite është zotim institucional dhe shoqëror që kjo histori nuk do të harrohet kurrë dhe sot nuk po kujtojmë vetëm atë që ka ndodhur, por sot qëndrojmë këtu për të kërkuar drejtësi, drejtësi ndërkombëtare për ju. Të dashur qytetarë, nga kjo foltore dua të them qartë dhe të bëj një thirrje që nuk është e lehtë, se heshtja nuk është opsion. Nuk ka vend për heshtje përballë krimeve të kryera ndaj nënave, ndaj motrave, djemve dhe baballarëve tanë. Drejtësia përballë këtyre krimeve është obligim i yni dhe pa drejtësi as liria jonë nuk mund të jetë e plotë. E në lirinë e sotme dua të përsëris një zotim, se ne duhet të jemi zëri i atyre që për shumë kohë janë detyruar të heshtin”, ka përfunduar Lushaku Sadriu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bërxulli: Kurti e do një president “të vetin”, të tjerët kanë hequr dorë nga propozimet

Bërxulli: Kurti e do një president “të vetin”, të tjerët kanë hequr dorë nga propozimet

Kusari-Lila në Hagë: Kosova si ekonomi dinamike po përmirëson klimën e investimeve

Kusari-Lila në Hagë: Kosova si ekonomi dinamike po përmirëson klimën e investimeve

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

“Tmerr çfarë kushte” – banorët në Besi të Prishtinës ndihen të rrezikuar nga kushtet e rrugës

“Tmerr çfarë kushte” – banorët në Besi të Prishtinës ndihen të rrezikuar nga kushtet e rrugës

Analisti: Hungaria e Orbanit po bëhet kërcënim për politikën e jashtme të BE-së

Analisti: Hungaria e Orbanit po bëhet kërcënim për politikën e jashtme të BE-së

Bërxulli: Kurti e do një president “të vetin”, të tjerët kanë hequr dorë nga propozimet

Bërxulli: Kurti e do një president “të vetin”, të tjerët kanë hequr dorë nga propozimet

Kusari-Lila në Hagë: Kosova si ekonomi dinamike po përmirëson klimën e investimeve

Kusari-Lila në Hagë: Kosova si ekonomi dinamike po përmirëson klimën e investimeve

Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë, do kishte luftë për territore

Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë, do kishte luftë për territore

Pa gola në “Anfield” pas 45 minutave, PSG afër gjysmëfinales

Pa gola në “Anfield” pas 45 minutave, PSG afër gjysmëfinales

Barcelona në avantazh ndaj Atleticos pas pjesës së parë

Barcelona në avantazh ndaj Atleticos pas pjesës së parë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën