TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lushaku-Sadriu: Kërkesat e mësimdhënësve legjitime, Qeveria përgjegjëse që mësimi të filloj më 1 shtator

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lushaku-Sadriu: Kërkesat e mësimdhënësve legjitime, Qeveria përgjegjëse që mësimi të filloj më 1 shtator

Në një konferencë për medie, Lushaku-Sadriu tha se kërkesat e mësimdhënësve janë legjitime karshi inflacionit dhe rëndimit të jetës së qytetarëve, derisa tha se është obligim i Qeverisë që mësimi të filloj më 1 shtator.

Kurse, kërkimin e listave të punonjësve grevist nga Qeveria për ti pezulluar nga pagat, Lushaku-Sadriu e quajti fyerje të dinjitetit të mësimdhënësve.

“Dje SBASHK ka nisur grevën e përgjithshme, kurse menjëherë pas Qeveria ka kërkuar listat e mësimdhënësve të sektorit publik të cilët janë të përfshirë në grevë, duke fyer integritetin dhe dinjitetin e tyre dhe ndër të tjera duke fyer rëndë integritetin e një të drejte të cilën punonjësit e kanë të garantuar me legjislacionin e vendit tonë por edhe sigurohet me konventat ndërkombëtare”, tha Lushaku-Sadriu.

Sipas Lushaku-Sadriut, mësimdhënësit kanë hyrë në greve si rezultat i moskonsideratës dhe refuzimit të kërkesave të tyre.

“Qeveria në vend se të dialogoj dhe të gjej zgjidhje ka zgjedhur kërcënimin dhe dënimin financiar të mësimdhënësve në kohën kur kriza po thellohet vazhdimisht nga mosveprimi i kësaj qeverie. Kërkesat janë legjitime për shkak të krizës, inflacionit dhe për të menaxhuar pozitën e vështirë. Mendojmë që kërkesat e tyre duhet të konsiderohen, është përgjegjësi e Qeverisë që mësimi të filloj më 1 shtator”, tha Lushaku-Sadriu.

Sipas saj, është situatë paradoksale nga Qeveria kur ka buxhet dhe nuk shfytëzohet.

“Prandaj në këtë gjendje jemi të befasuar kur në kushte normale do të ishte tragjike e lëre më tani kur buxheti rri në banka, zvogëlohet nga inflacioni dhe nuk shfrytëzohet”, tha ajo.

Kërkesën e listave të pagave nga ana e qeverisë për t’i pezulluar pagesat e mësimdhënësve grevistë, Lushaku-Sadriu i ka quajtur presion e frikësim ndaj mësimdhënësve.

“Kjo është presion e frikësim i drejtpërdrejt, është edhe cenim i demokracisë, është praktikë e autokratëve për t’i heshtur kërkesat dhe pakënaqësitë e qeverisjes së tij. Qeveri E Kosovës ka zgjedhur kërcënimin dhe dënimin e mësimdhënësve për grevë. Kërkimi i listave të grevistëve për t’i dënuar ose pezulluar kontrata e tyre është goditje e ulët”, ka thënë Lushaku-Ssadriu.

Ajo tha se në kohën kur nxënësit e mësimdhënësit si çdo qytetar po përballet me krizën e mbijetesës si dhe mosrealizimin e investimeve kapitale, Qeveria sipas saj po e krijon edhe një krizë të re që është arsimi.

Jehona Lushaku-Sadriu kërkoi nga Qeveria të ndalet presioni ndaj mësimdhënësve dhe të gjendet një zgjidhje ndaj kërkesave të tyre.

Ajo tha se mësimdhënësit meritojnë përkrahjen e qytetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?

Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?

Auto Draft

“As për peshkim, as për notim”- mitrovicasit të shqetësuar me gjendjen e liqenit akumulues

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Vdes gazetari serb që hetonte rastin e Oliver Ivanoviqit, ishte transferuar nga burgu në spital

ISF mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin për Gazën

ISF mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin për Gazën

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Mbi 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restorant në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën