TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lukashenka fal edhe 32 të burgosur politikë

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Lukashenka fal edhe 32 të burgosur politikë

Alyaksandr Lukashenka, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka falur edhe 32 të burgosur politikë, sipas kanalit proqeveritar në Telegram Pul Pervogo, edhe pse vlerësohet se 1.300 aktivistë opozitarë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi.

Identiteti i të burgosurve të falur nuk është zbuluar, por sipas raportimit, të gjithë kishin qenë të dënuar për ekstremizëm, akuzë që gjerësisht është përdorur kundër aktivistëve politikë.

Sipas kanalit në Telegram, në mesin e të falurve ishin 24 burra dhe tetë gra dhe nëntë nga ta ishin mbi moshën 50-vjeçare.

Vendimi për falje nënkupton lirimin e individëve nga vuajtja e dënimit të tyre, por jo edhe heqja e akuzës nga regjistrat për të kaluarën e tyre kriminale. Ata do të vazhdojnë të monitorohen nga Ministria e Brendshme, u tha në raportim.

Kjo është hera e gjashtë gjatë këtij viti që Bjellorusia fal të burgosur politikë, duke bërë që në total deri më tani të jenë falur 178 persona. Më herët gjatë këtij muaji, 31 të burgosur politikë u falën.

Vendimi i fundit për falje vjen pas shtypjes së ashpër të disidencës, pasi Bjellorusia u përball me protesta masive më 2020, kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Lukashenka u përgjigj me shtypje të fuqishme të protestave, duke detyruar të paktën 13.000 persona të largoheshin nga vendi.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, afër 1.300 të burgosur politikë vazhdojnë të jenë në burgjet bjelloruse dhe në mesin e tyre ka edhe gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Bjellorusia pritet të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale në janar të vitit 2025 dhe Lukashenka gjerësisht pritet të shpallet fitues./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri i Jashtëm turk: Problemi më i madh në rajon është politika ekspansioniste e Izraelit

Ministri i Jashtëm turk: Problemi më i madh në rajon është politika ekspansioniste e Izraelit

Izraeli raporton për dëme prej 2.5 miliardë dollarë nga lufta me Libanin

Trupat izraelite hyjnë në Libanin Jugor, hedhin në erë një ndërtesë

Erdogan udhëton në Katar për samitin urgjent arabo-islamik

Erdogan udhëton në Katar për samitin urgjent arabo-islamik

Zona muzeale në Gjirokastër, destinacion i preferuar për turistët edhe në vjeshtë

Zona muzeale në Gjirokastër, destinacion i preferuar për turistët edhe në vjeshtë

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Krerët e Policisë mbajnë takim për implementimin e planit për zgjedhjet lokale

Krerët e Policisë mbajnë takim për implementimin e planit për zgjedhjet lokale

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

Çeferini flet për Evropianin Shqipëri – Serbi, tregon qëndrimin e UEFA-s

Çeferini flet për Evropianin Shqipëri – Serbi, tregon qëndrimin e UEFA-s

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

“Bomba” e afatit kalimtar: Al Nassr ofron 130 milionë euro për Phil Foden

“Bomba” e afatit kalimtar: Al Nassr ofron 130 milionë euro për Phil Foden

Real Madridi gjen pasuesin e Vinicius Jr, hidhet në ‘sulm’ për sensacionin anglez

Real Madridi gjen pasuesin e Vinicius Jr, hidhet në ‘sulm’ për sensacionin anglez

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën