TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lufta Rusi-Ukrainë, Lushtaku: Kam pritur nga Kurti që gjithë komandantët e zonave i thërret dhe e kërkon mendimin

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Lufta Rusi-Ukrainë, Lushtaku: Kam pritur nga Kurti që gjithë komandantët e zonave i thërret dhe e kërkon mendimin

Kurse, nga njohësit e sigurisë në vend po paralajmërohet që ky rast mund të shfrytëzohet dhe të rrezikohen edhe vendet e tjera të perëndimit.

Duke e parë këtë situatë ata po vlerësojnë se situata në veri të vendit mund të eskalojë më lehtë.Për situatën në mes Rusisë-Ukrainës, dhe rrezikun që mund të ketë Kosova, ka folur për FrontOnline, ish-komandanti i zonës operative të Drenicës, Sami Lushtaku.Lushtaku ka deklaruar se derisa Kosova ka përballë Serbinë atëherë rreziku për vendin është gjithmonë afër.

Ai thotë se ka pasur pritje që për këtë kryeministri i vendit, Albin Kurti, t’i thërret të gjithë ish-komandantët dhe të kërkojë edhe mendimin e tyre sa i përket rrezikut që potencialisht mund ta ketë edhe Kosova.

“Unë kam prit prej kryeministrit Albin Kurtit që gjithë komandantët e zonave i thërret dhe e kërkon edhe mendimin tonë. Unë mendoj se secili shtet normal sidomos ne, kur e kemi përballë Serbinë dhe problemet e pazgjidhura me Serbinë unë mendoj që Serbia e ka një pretekst më të madh Mitrovicën e Veriut, kështu që unë e shoh që rreziku gjithmonë është në derë”, ka deklaruar Lushtaku, për FrontOnline.

I pyetur se sa mund të ketë eskalim të situatës duke e ditur që në Kosovë është prezenca e KFOR-it, ai ka thënë se nëse ushtria serbe futet në Kosovë, KFOR-i nuk do të luftojë për ne.“Prej përvojës time e di që fillimisht ne duhet me u përgatit edhe nëse ne ia çelim dyert tankeve dhe ushtrisë serbe, KFOR-i barrikadohet nëpër kazerma nuk lufton për neve. E di që ne vet duhet me u përgatit, me qenë sy qel sinqerisht ishalla nuk bëhet kurrë ajo, por ne duhet me qenë të përgatitur”, është shprehur Lushtaku.

Rusia ka filluar sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, ndërsa sot është dita e 13-të kur të dyja vendet po përballen me luftë.

Ndërsa, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri më tani janë vrarë 1207 civile në Ukrainë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Zhvillime brenda PDK-së – Pritet dorëheqja e Bedri Hamzes nga posti i kryetarit

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Zhvillime brenda PDK-së – Pritet dorëheqja e Bedri Hamzes nga posti i kryetarit

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

“Matrix”- 19.10.2026

“Matrix”- 19.10.2026

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Dukagjini barazon me Drenicën

Dukagjini barazon me Drenicën

Shtohet prania e policisë në qendër të Tiranës, shoqërohen disa protestues

Shtohet prania e policisë në qendër të Tiranës, shoqërohen disa protestues

Cristiano Ronaldo gjobitet nga Porrugalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën