TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lubonja: Mungesa e komunikimit politik në mes partive po e dëmton të ardhmen e Kosovës

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Lubonja: Mungesa e komunikimit politik në mes partive po e dëmton të ardhmen e Kosovës

Analisti shqiptar Fatos Lubonja ka komentuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si komplekse dhe jo gjithmonë të kuptuara siç duhet nga udhëheqësit politikë në Prishtinë. Këto komente ai i bëri në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Sipas tij, në Kosovë ekziston një qasje naive ndaj politikës amerikane, pasi çdo parti që vjen në pushtet mendon se përfaqëson të gjithë spektrin politik dhe se ka përkrahje të pakushtëzuar nga SHBA-ja.

“Në Kosovë, çdo parti që vjen në pushtet mendon se përfaqëson gjithë spektrin politik dhe, njëkohësisht, sikur Amerika është një dhe e pandryshueshme. Kjo është një lloj qëndrimi naiv, sepse gjërat janë shumë më komplekse. Varet se çfarë qëndrimesh ka Trump-i, çfarë projekte kishte Biden, dhe çfarë projekte kanë SHBA-ja e Evropa sot,” u shpreh Lubonja.

Ai theksoi se presidentja Vjosa Osmani shihet si më e afërt me qarqet republikane në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti po përballet me sfida në raportet ndërkombëtare.

“Unë shoh që në Kosovë, Vjosa Osmani është shumë më afër rrethit të Trump-it, ose administratës së tij. Kurse Kurti ka probleme – dhe ndalimi i saj nga SHBA mund të lidhet me këto tensione. Problemet kanë të bëjnë me vizione të ndryshme, sidomos për marrëdhënien me Serbinë, rrezikun nga Serbia, dhe mënyrën se si Kurti po tenton të vendosë rend dhe ligj në pjesën veriore të Kosovës,” tha ai.

Lubonja vuri në dukje se megjithëse e kupton rrezikun e autoritarizmit nga ana e Kurtit, ai thekson se nuk po sheh vullnet për dialog të brendshëm politik në Kosovë.

“E kuptoj shumë mirë rrezikun e autoritarizmit që mund të vijë nga Kurti, i cili duhet të hapet dhe të kërkojë zgjidhje – jo të imponojë zgjidhje. Por gjithsesi, nuk e shoh dëshirën për të hapur një dialog të sinqertë, për të ndarë mendimet dhe për të rënë dakord për disa gjëra, e për disa jo. Sepse kemi vizione të ndryshme, qoftë në raport me administratën Trump, qoftë me administrata të tjera,” shtoi Lubonja.

Në përfundim, ai theksoi se problemet politike në Kosovë nuk lidhen vetëm me Kurtin apo Osmanin, por me mungesën e një kulture politike bashkëpunuese ndërmjet partive.

“Mungesa e komunikimit mes partive politike në Kosovë për çështje kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit është më e thellë sesa problemet e një individi si Kurti apo Osmani,” përfundoi ai.

Tags: "Mesditë"fatos lubonjaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën