TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lubonja: Kurti të jetë më i hapur me opozitën

Publicisti, Fatos Lubonja, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë thotë se Vetëvendosje duhet të qëndroj në pushtet, megjithëse vlerëson se kryeministri Albin Kurti, duhet të jetë më i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare për shkak të zhvillimeve të vështira politike që e presin Kosovën. Kurse, analisti politik, Agon Maliqi thotë mes tjerash se partitë opozitare mund ta formojnë qeverinë nëse Vetëvendosje dështon ta krijoj shumicën në kuvend.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
1
A A

Asnjëra parti politike nuk i ka numrat e nevojshëm për ta formuar qeverinë e re në Kosovë.

Partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, po këmbëngul se do të qeverisë e vetme ndërsa ne mesin e partive opozitare veçse kanë filluar diskutimet joformale për koalicione.
Për ta formuar shumicën duhen së paku 61 deputetë nga 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Analisti politik, Agon Maliqi, thotë se është krejtësisht legjitime dhe demokratike që opozita ta formojë qeverinë në rast se Vetëvendosja nuk i siguron numrat e nevojshëm për ta krijuar shumicën.

“Me sistemin tonë demokratik parlamentar është legjitime ta bëj qeverinë kushdo që e formon shumicën. Pra, i pari e ka mundësinë ta krijoj qeverinë por sistemi ynë politikë imponon konsensus. Mandati i kaluar ka qenë përjashtim nga ky rregull për shkak të rezultatit zgjedhor. Nëse VV me 48 deputetë është e paaftë për ta formuar qeverinë atëherë kjo mundësi i takon partive opozitare”, thotë Maliqi.

E për shkak të rezultatit zgjedhor, publicisti Fatos Lubonja, vlerëson se Vetëvendosje duhet të qëndrojë në pushtet megjithëse sipas tij Kurti duhet të jetë shumë më i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.

Lubonja thotë se Kosova duhet të ketë shumë kujdes nga zhvillimet gjeopolitike andaj ai konsideron që partitë politike në vend të jenë sa më të unifikuara.

“Kosova është në një situatë mjaft problematike duke i parë zhvillimet gjeopolitike. Mendoj se Vetëvendosje dhe partitë opozitare duhet ta bëjnë maksimumin për ta gjetur gjuhën e përbashkët. Në këto rrethana politike duhet të ketë gatishmëri për kompromise politike mes partive ne emër të interesave të Kosovës. Megjithatë duhet thënë se janë të rralla rastet kur shqiptarët kanë bashkëpunuar për të mirën e përbashkët”, thotë Lubonja për Tëvë1.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa lideri Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.

Tags: kurtiLubonjaQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën