Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka triumfuar në garën për medaljen e bronztë në Abu Dhabi.
Kuka ka triumfuar në kategorinë -78kg. Xhudistja jonë ka mposhtur sot xhudisten franceze, Audrey Tcheumeo në garën për të bronztën.
Fitoren e madhe për këtë medalje, Kuka e arriti me anë të Ipponit.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga ky Grand Slam.