TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lodhja kronike: Çfarë e shkakton dhe si ta shmangim?

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Lodhja kronike: Çfarë e shkakton dhe si ta shmangim?

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan lodhjen kronike si dukuri profesionale. Jo si komplikim shëndetësor.

Ajo përshkruhet si sindromë, që shkaktohet nga stresi i tepërt i punës, i cili nuk është menaxhuar mirë.

Si fenomen, kjo lloj lodhjeje – që në gjuhën angleze njihet si burnout – është përmendur më së shumti në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Atëherë, kur njerëzit është dashur të mbajnë punën, por edhe të përshtaten me mënyrën e re të të punuarit. Besa edhe të të jetuarit.

Ka ekzistuar edhe presioni për ruajtjen e shëndetit, për veten, për familjarët, një ngarkesë e jashtëzakonshme.

Në një anketë të realizuar nga Instituti amerikan FutureForum, në shkurt të këtij viti, prej më shumë se 10.200 respodentëve, të cilët kanë qenë punëtorë në gjithë botën, 42 për qind kanë thënë se përballen me lodhjen kronike.

Fiona Muhaxheri, psikologe në Klinikën Empatia, ka treguar në episodin më të ri të podkastit Të flasim, se pse shkaktohet lodhje kronike, cilat janë simptomat, dhe si ta shmangim, nëse mundemi.

iona, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se lodhja kronike rezulton prej stresit të madh të punës, i cili nuk është i menaxhuar mirë. Çfarë do të thotë mosmenaxhim i mirë i stresit?

Fiona Muhaxheri: Lodhja kronike nuk ka të bëjë vetëm me keqmeanxhim të stresit, por ka të bëjë me faktorë tjerë, që janë jashtë kontrollit tonë, që njihen ndryshe edhe si faktorë rrezikues.

Ndër ta bëjnë pjesë: orët e gjata të punës, përgjegjësitë e mëdha, pritjet joreale, një kulturë toksike në punë, ndjenjë e frikës në vendin e punës, pritje për të ofruar një performancë të lartë kur burimet janë të pamjaftueshme, dekurajimi i shfrytëzimit të përfitimeve, shembull përdorimi i pushimeve me pagesë, pritja e perfeksionizmit, apo edhe kompensimi i ulët. Këta janë faktorët e jashtëm, të cilët dalin jashtë kontrollit tonë, që çojnë në lodhje kronike, dhe jo domosdo keqmenaxhimi ynë.

Nëse nuk është sëmundje, a shkakton probleme në shëndet një lodhje e tillë për kohë të gjatë?

Fiona Muhaxheri: Po, është shumë e rëndësishme që të trajtohet nëse ne e vërejmë që po përjetojmë lodhje kronike, sepse mund të shkaktohen dëme afatgjata, si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik. Te shëndeti mendor hyjnë: depresioni, ankthi apo çrregullimet tjera të shëndetit mendor, ndërsa sa i përket shëndetit fizik, mund të përjetojmë çrregullime me gjumin, përdorim të substancave narkotike, alkool, duhan, të përballemi me diabet, sterilitet mashkullor, kolesterol të lartë, sëmundje të zemrës, obezitet dhe të ngjashme.

REL: Si mund ta identifikojë dikush veten që po e përjeton lodhjen kronike?

Fiona Muhaxheri: Disa prej simptomave përfshijnë një lodhje emocionale, një ndjenjë të shterjes, qoftë nga burimet tona emocionale, apo fizike, është një ndjenjë e shkëputjes, e mosangazhimit në punë, apo në aktivitete që dikur na kanë pëlqyer. Mund të përballemi edhe me ndjenjën e zvarritjes dhe nevojën për më shumë kohë për të përfunduar një detyrë. Është një ndjenjë vetëdyshimi, ndjenjë e bllokimit, ndihemi se përpjekjet tona janë të pakta, të panevojshme, të pavlerësuara. Te simptomat fizike përfshihet dhimbja e kokës, e stomakut, probleme me gjumë, pastaj është rënia e produktivitetit, rritja e nervozizmit, negativitetit, por edhe e mbingarkesës. Ndihemi që kemi shumë punë, por pak kohë për t’i përfunduar ato.

Thuhet se disa e kanë të vështirë ta bëjnë dallimin në mes të lodhjes kronike dhe depresionit. Cilat simptoma i kanë të ngjashme, e cilat jo?

Fiona Muhaxheri: Është e vërtetë që lodhja kronike dhe depresioni e kanë një mbivendosje të simptomave, të tilla si lodhja, mungesa e motivimit, por edhe ulje e produktivitetit. Çfarë e bën diferencën janë shkaktarët. Te lodhja kronike janë shkaktarët që lidhen me stresin në vendin e punës, ndërsa te depresioni janë edhe shkaktarët që lidhen me aspektet tjera të jetës. Për ta bërë dallimin, nëse e heqim një burim të stresit në jetën tonë dhe e shohim që ndihemi më mirë, atëherë mundësia që po përballemi me stres kronik dhe jo depresion, është shumë më e madhe.

Tags: Fiona Muhaxherilodhja kronikeobsh
ShareTweet

Postime të ngjashme

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

Hamza takon ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Hamza takon ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën