TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Llogaritë janë aktive nga viti i kaluar” – Hapet aplikimi i subvencioneve për tekstet shkollore

Edhe këtë vit tekstet shkollore për arsimin parauniversitar pritet të bëhet përmes subvencionimit. Por SBASHK-u këtë metodë nuk e sheh si të duhur, pasi sipas tyre po ka vonesa.

nga TËVË 1
1 orë më parë
2 0
A A

Janë vetëm dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2025/26 në arsimin parauniversitar.

E përgatitjet Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit veçse  i ka filluar.

Reklamë

Që nga dita e premte, prindërit kanë mundësi të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Kjo metodë po futet në vitin e tretë që po përdoret.

Por këtë mënyrë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk e sheh si të duhur.

Pasi sipas tyre, pajisja me tekste po vonohet.

“Mendoj se kjo mënyra e subvencionimit të teksteve shkollore nuk është e mirë, për arsyeje se nxënësit që ditën e parë po ndoshta me muaj po shkon dhe nuk po pajisen me tekste dhe mjete mësimore. Ndërsa vite më herët kur shkollat u furnizonin me libra dhe që në ditën e parë mësimdhënësit u’a shpërndanin nxënësve librat dhe menjëherë ditën e parë ata ishin të pajisur me tekstet shkollore”, tha Vjollca Shala nga SBAShK.

Mirëpo, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se problemi qëndron tek hapja me vonesë e platformës E-Kosova për subvencionimin për tekste shkollore.

“Ajo çka është me rëndësi dhe që e kom përshtypjen rikthehemi në të njëjtin çdo herë si problem në vete është hapja me vonesë të e platformës së E-Kosovës për subvencionim për tekste shkollore. Pra unë vlerësoj që dy javë para shtatorit do të duhej të ishin të mjaftueshme por prapë janë të pakta kur dihet numri i madh i nxënësve në nivel vendi”, tha Qehaja.

E libraritë vetëm se kanë filluar me furnizim.

Një ndër to është edhe libraria Altera, se cila u shpreh se këtë vit gjendja është më mirë pasi nuk ka mungesa të librave shkollor.

“Tani është vitit i tret i Librarisë Altera që bënë shitjen e teksteve shkollore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë që subvencionohet dhe tekstet e tjera të shkollave të mesme. Këtë vit jemi shumë ma mirë se vitet e kaluara për arsyeje se librat i kemi në dispozicion, jemi furnizuar nga të gjitha shtëpitë botuese andaj nga sot e tutje të gjitha tekstet shkollore i kemi në raftet shitëse”, tha drejtori regjional i Alterës, Elez Morina.

Procesi i aplikimit këtë vit nga MASHT-i po shihet të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake.

Ndërsa sa i përket tekstet shkollore për nivelin VI-IX , MASHTi ka njoftuar se sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntë persona të lënduar nga një aksident zingjiror mes gjashtë veturave në Gjilan

Maqedonci thotë se ShBA-ja është faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së FSK-së

Maqedonci: Ushtria e Kosovës ka arritur të pajiset me qindra autoblinda

Vrasjet e fundit – Sa e brishtë është siguria në Kosovë?

Vrasjet e fundit – Sa e brishtë është siguria në Kosovë?

Aksident me fatalitet në Devë të Gjakovës, humb jetën një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X