TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Llapit i ikën fitorja nga duart ndaj Ballkanit në minutat e fundit

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Llapit i ikën fitorja nga duart ndaj Ballkanit në minutat e fundit

Llapi ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë u dominua nga llapjanët të cilët përveç se shënuan golin e fitores, patën edhe një tjetër rast shënimi. 

Në minutën e 24-të, Llapi fitoi penallti të cilën e shndërroi në gol Ardit Tahiri i cili u tregua i saktë përballë Artan Iljazit për rezultatin 1-0. 

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, një mundësi të artë shënimi për të dyfishuar rezultatin e shpërdoroi Valmir Veliu. 

Ballkani e nisi pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, ku në fund ia doli ta gjejë edhe golin e barazimit.

Ishte Queven Inacio i cili në harkun e tre minutave bëri dy goditje tejet të rrezikshme, por portieri i Llapit, Marian Coric bëri dy super pritje për t’i mohuar golin. 

Një tjetër rast për Ballkanin erdhi në minutën e 57-të nga rivënia këndore, por Sunday Adetunji nuk arriti ta gjejë dot kuadratin e portës me kokë. 

Po luhej minuta e 90-të e takimit kur pas një harkimi brenda zonës, Adentuji u gjend mirë në zonë për ta çuar topin në rrjetë për 1-1. 

Pas këtij barazimi Ballkani shkon në kuotën e 44 pikëve dhe ka 13 më pak se lideri Drita që ka 57 sosh. 

Llapi në anën tjetër mbetet në zonën e rënies me 30 pikë të grumbulluara pas 26 ndeshjeve të luajtura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

Kuvendi miraton zgjatjen e ndarjeve buxhetore

Punuan një muaj, mbi 182 mijë euro pagesa për deputetët

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Klinë

Tensione në protestën e PD-së para Qeverisë

Tensione në protestën e PD-së para Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën