Gjatë kësaj jave do të luhet derbi në Superligën e Kosovës.
Llapi, do të jetë nikoqir i kampionëve të Kosovës, Dritës me ndeshjen që zhvillohet të dielën.
Mirëpo ndeshja nuk do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, shkaku i disa punimeve që po kryhen atje.
Ajo u zhvendos në Prishtinë, më saktësisht në stadiumin e KF Ramiz Sadikut.
Kujtojmë se Llapi-Drita, luhet të dielën në orën 13:00.










