Llapi përballet me Drenicën në kuadër të xhiros së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Është përballja e dytë e këtyre dy skuadrave këtë edicion, ku në të parën llapjanët kishin dalë triumfues.
Vendasit janë në pozitën e shtatë me nëntë pikë, derisa Drenica është dy pozita më lartë me dy pikë më shumë. Llapi synon të vazhdoj me rezultate të mira pasi në dy xhirot e fundit ka marrë katër pikë, në anën tjetër mysafirët kanë udhëtuar drejt Podujevë për të shkaktuar befasi.
Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Neto, Fernandinho, Shabani, Krasniqi, Rivera, Alidema, Progni, Maliqi.
Drenica: Shala, Shkëlzeni, Hoti, Gavazaj, Veliqi, Avdyli, Thaqi, Zeka, Dervishaj, Bejta, Koxy.