Ajo ka fituar 81 mijë e 326 vota, teksa Sunak ka marrë 60 mijë e 399 nga një pjesëmarrje prej 82.6 për qind të votueseve.
Liz Truss e filloi fjalimin e saj të fitores duke përgëzuar kundërshtarin e saj, Rishi Sunak, i cili e afroi atë më shumë nga sa prisnin në votimin përfundimtar.
Ajo më pas bëri një nderim të përzemërt për Boris Johnson, të cilin do ta zëvendësojë si kryeministër, pasi muaj të tërë skandalesh e detyruan të japë dorëheqjen, raporton BBC, transmeton teve1.info