TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LIVE – Përpjekja e nëntë për konstituimin e Kuvendit

nga TËVË 1
1 Maj, 2025
2 1
A A

1 Tentativa e nëntë 

Në një përpjekje të re për të zhbllokuar krizën institucionale që ka paralizuar Kuvendin e Kosovës, dy liderët e partive më të mëdha politike kanë realizuar një takim para seancës së radhës parlamentare.

Takimi ka rezultuar pa ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.

Kuvendi vazhdon të mbetet në ngërç që nga seanca konstituive e 19 prillit.

Nga PDK e AAK i kanë bërë thirrje LVV-së të ndërrojë kandidaten duke e vlerësuar Haxhiun si figurë përçarëse.

Kurse, LDK ka thënë se nuk e voton asnjë të propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

LVV-ja deri më tash nuk ka ndryshuar qëndrim nga kandidatura e tyre duke thënë se opozita nuk mund t’ua imponojë kandidatin.

2 Krasniqi deklarohet pas takimit me Kurtin

“I thashë të mendojë për kandidatë të tjerë për kryeparlamentar”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur para mediave pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Kemi shkëmbyer ide dhe diskutime sa i përket konstitutimit të Kuvendit. Qëndrimet e Partisë Demokratike dhe të mijat janë ato që i dini”, ka thënë Krasniqi.

“Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë z. Kurti përsëri. Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se Kurtit i ka sugjeruar “të mendojë për kandidat apo kandidatura të tjera” për kryetar të Kuvendit.

“Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së parë. S’kemi marrëveshje politike”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme të votojë “një figurë që mund të jetë e pranueshme”.

“Nënkryetarët as që diskutohen, as që lidhen me diskutimin për kryetar”, ka theksuar ai.

Krasniqi nuk ka pranuar të tregojë se çfarë i ka thënë Kurti në përgjigje.

Sipas Krasniqit, nëse Kurti do që ta zhbllokojë situatën, duhet ta ndërrojë sot emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

3 Deklarimet e deputetëve 

 

​Deputeti i LVV-së thotë se nuk do të heqin dorë nga emri i Haxhiut për kryeparlamentare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, përkundër takimit mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili po mbahet para vazhdimit të seancës konstituive që do të fillojë prej orës 10:00 të enjten.

Ai tha se shpreson që situata në Kuvend të zhbllokohet në seancën e sotme, derisa tha se takimi Kurti-Krasniqi fokusin e ka vetëm në zhbllokimin e legjislativit dhe nuk ka ndonjë indikacion për një koalicion qeverisës mes dy partive.

“Shpresoj që të zhbllokohen institucionet, në këtë rast Kuvendi i Kosovës. Kryeministri Kurti i ka dërguar ftesë dy partive opozitare, por po shohim që LDK-ja ka qëndrim kundër. Duke ditur se LDK-ja s’po ka kriter që të takohet me Porfirjen, shovinistin më të madh serb i cili menjëherë pas takimit me kryetarin e LDK-së shkoi në Rusi, ndërsa s’po ka asnjë mundësi që të takohet me kryeministrin Kurti për të zhbllokuar institucionet. Tashmë ka takim me PDK-në dhe të presim që legjislativi të zhbllokohet dhe të kemi kryetarin e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiu… Jo (koalicion qeverisës LVV-PDK). Mendoj se po diskutohet vetëm të zhbllokohet institucioni i legjislativit. Ky është hapi i parë pastaj për krijimin e qeverisë”, tha ai.

Murati: Refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin, një përgjigje e qartë se kush po bllokon Kuvendin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj PDK-së dhe LDK-së për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit tw Kosovws dhe mos pranimin e ftesës nga ana e LDK-së, po shihet se kush po bën bllokada të kuvendit të Kosovës.

Murati para seancës konstituive të kuvendit të Kosovës, tha se refuzimi i LDK-së për takim është një përgjigje e qartë për qytetarët e Kosovës.

“Po qartësohet pra se kush po bën bllokada, refuzimi edhe për të diskutuar për temën besoj që është mjaft e qartë. Kemi edhe hipokrizinë tjetër, ku thuhet që pozita e kryetarit, hajde ta diskutojmë ndërkaq pozita e nënkryetarit na është e garantuar me kushtetutë, e njëjta pozitë është e garantuar me kushtetutë”, tha Murati.

Haziri: LVV-ja nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e problemit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se mosshkuarja e kryetarit të partisë së tij në takimin e ftuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, “nuk është refuzim i dialogut”.

“Nuk ka nevojë për takim për procedura. Nuk shkohet në takim për të drejtën e fituar. Partia e parë duhet të realizojë marrëveshje politike. Po të ishte LDK-ja në këtë pozitë, ne para pesë javësh do ta kishim mbyllur” konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ka thënë Haziri para gazetarëve.

“Të bësh takime sa për t’u takuar… LDK-ja kështu nuk funksionon. Ne shkojmë në takim vetëm kur duhet të kryhet punë”, është shprehur ai.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Auto Draft

Mungesa e infrastrukturës, fëmijë me aftësi të kufizuar mbesin jashtë bankave shkollore

Auto Draft

Sormaz: Radoiçiq është në Kopaonik

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Taren e pret një problem i madh te Milani, tifozët rebelohen ndaj kryesisë

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Stuttgarti e fiton Kupën e Gjermanisë, mposht Bielefeldin 4:2 në finale

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Liria akuzon gjyqtarin Shala për humbjen në barazh: “Ishte ylli i ndeshjes”

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Osmani në ShBA thekson rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Auto Draft

Tarifat e reja të rrymës, bizneset ankohen se do të paguajnë më shumë nga 1 qershori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X