Trajneri nga Lituania, Zydrunas Urbonas do të jetë në krye të Sigal Prishtinës për edicionin 2023/24.
Prishtina të premten e ka zyrtarizuar trajnerin nga Lituania, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Urbonas 46-vjeçar në pesë edicionet e fundit, ka qenë në krye të ekipit nga Lituania, Juventus Utena.
Ai prej vitit 2012 punon si trajner, ku deri në vitin 2017 ka pasur rolin e asistentit të Juventus Utena, ekip për të cilin ka luajtur edhe si lojtar aktiv. Para trajnerit Urbonas, Sigal Prishtina për edicionin e ri ka zyrtarizuar edhe lojtarët si Muhamedali Janjeva, Art Hajdari e Devoe Joseph.
Edicionin e fundit, Sigal Prishtina e fitoi Superkupën e Kosovës.