TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lista Serbe thotë se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë të premten se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës.

Ai tha gjatë një konference për media në Mitrovicën e Veriut se Lista Serbe e mori këtë vendim në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rakiq theksoi se tani “topi është zhvendosur në fushën e Prishtinës”, dhe se pret që në komunat e veriut të Kosovën të thirren sa më parë zgjedhjet e reja.

“Më duhet të them se duhet të jemi të bashkuar dhe në këto kushte të pamundura të përpiqemi të jemi krijues të fatit tonë dhe të mbrojmë njerëzit. Gjithmonë kemi marrë vendime politike në interes të qytetarëve, duke mos parë nëse ata po nxjerrin pikë politike”, tha Rakiq.

Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë tani, të cilët e morën detyrën pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan dhe kundërshtuan ashpër nga serbët lokalë, duke shkaktuar tensionim të situatës.

Kosova, pasi u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja, u zotua për riorganizimin e zgjedhjeve, por dëshiron ta bëjë këtë vetëm përmes një udhëzimi administrativ i cili ua mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Më 13 shtator, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës “është kërkesë vetëm e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes udhëzimit të ri administrativ.

Por që nga atëherë, gjendja vetëm sa është tensionuar edhe më shumë, pasi Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe më vonë nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë e sulmit.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës”, gjë të cilën Serbia e ka mohuar.

Më 12 tetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës që të iniciojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ministri Krasniqi ka thënë në të kaluarën se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, në zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës mund të shkohet në rast se kryetari aktual jep dorëheqje; në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të komunës përkatëse; si dhe në rast se kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Nuk do të marrim pjesë në konsultimet për Projektligjin për Byronë

Haxhiu: Nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ofrojmë pozitat për zgjidhje politike

Haxhiu: Nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ofrojmë pozitat për zgjidhje politike

Abdixhiku: Dështimi i proceseve negociuese nuk është fund, por moment kthese për LDK-në

Abdixhiku: Dështimi i proceseve negociuese nuk është fund, por moment kthese për LDK-në

​Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim së paku dhjetë milionë euro

​Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim së paku dhjetë milionë euro

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar marrëveshjen tregtare BE-Izrael

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar marrëveshjen tregtare BE-Izrael

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Mallorca kërkon 30 milionë euro për Muriqin

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Nuk do të marrim pjesë në konsultimet për Projektligjin për Byronë

27-vjeçarja në Shkodër humb jetën pas lindjes së binjakëve

27-vjeçarja në Shkodër humb jetën pas lindjes së binjakëve

Haxhiu: Nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ofrojmë pozitat për zgjidhje politike

Haxhiu: Nuk është mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ofrojmë pozitat për zgjidhje politike

“Mesditë”- 22.04.2026

“Mesditë”- 22.04.2026

Abdixhiku: Dështimi i proceseve negociuese nuk është fund, por moment kthese për LDK-në

Abdixhiku: Dështimi i proceseve negociuese nuk është fund, por moment kthese për LDK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën