TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

by Teve1
51 minuta ago
1
A A
Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Nga zyrat politike dhe institucionet lokale, javën e ardhshme, pesë zyrtarë të Listës Serbe do të shkojnë drejtë bankës së të pandehurve. Të enjten, më 13 gusht, ata do të dalin para Prokurorisë Themelore në Mitrovicën e Veriut si të pandehur.

Igor Simiq, Ivan Zaporosaq, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomaseviq ndër vite kanë mbajtur funksione politike në vend, teksa tashmë po hetohen për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Ndonëse zyrtarisht, pos dërgimit të ftesave në cilësinë e të pandehurve, nuk jepen detaje të tjera, RTK mëson se procedurat penale ndërlidhen me operimin dhe lëshimin e dokumentacionit nga komunat paralele serbe, të cilat autoritetet e Kosovës i mbyllën përfundimisht gjatë aksioneve të Policisë.

Hetimet prekin edhe rezistencën e tyre të mëhershme për të dorëzuar zyrat e katër komunave veriore.

Lista Serbe si subjekt kryesor politik i serbëve në Kosovë ndër vite ka pasur mbështetje të fuqishme nga Beogradi zyrtar. Andaj rasti nuk lidhet vetëm me statusin juridik të tyre, por edhe ndikimin që ky subjekt politik mund të ketë në zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në Kosovë.

Vëmendjen kryesore në këtë proces e merr Igor Simiq, i cili aktualisht mban pozitën e deputetit aktiv në Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë këtij rasti edhe një peshë të lartë institucionale.

“Fatkeqësisht në politikën kosovare, njerëzit që janë nën hetime ose aktakuza nuk japin dorëheqje së paku për arsye morale ose etike. Një gjë e tillë do të duhej të bëhej edhe nga ky deputet…”, tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.

Ky ballafaqim me drejtësinë vjen pas një historie të gjatë përplasjesh. Me vite të tëra, sidomos gjatë tensioneve në veri të vendit, veprimet e Listës Serbe kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Njohësit e sigurisë vlerësojnë se ky subjekt vazhdon të operojë jashtë kornizave kushtetuese të vendit, duke marrë direktiva nga Beogradi zyrtar dhe në vazhdimësi me qasje destruktive.

“Serbia është 100% e fokusuar në Listën Serbe si patericë direkte. Duhej të ishte krejt e kundërta sepse janë shtetas të republikës dhe deputetë dhe duhej ti përfaqësonin interesat e Kosovës. Ata nuk i plotësojnë interesat e Kosovës dhe qasja e tyre në vitin 2026 është ende destruktive”, tha Arben Dashevci, njohës i sigurisë.

Në periudha të ndryshme kohore, qëndrimet e Listës Serbe kanë ndikuar në zhvillimet politike në vend, sidomos në bojkotimin e institucioneve vendore. Përtej deklaratave politike, ky proces cilësohet si një test i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në shtrirjen e plotë të ligjshmërisë. /RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-pronari i Chelseas

Plagosje me armë zjarri në Banjë të Istogut

Kraki: Sonte nuk është shkelur Kushtetua, presidenti nuk i takon opozitës

Kraki: Sonte nuk është shkelur Kushtetua, presidenti nuk i takon opozitës

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën