Igor Simiq nga Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos shpallur rezultatet përfundimtare të këtij subjekti politik, duke e cilësuar atë si të kundërligjshëm dhe të nxitur nga motive politike.
Sipas Simiqit, ky veprim përbën vazhdimësi të presioneve institucionale ndaj Listës Serbe dhe, siç ka paralajmëruar ai, subjekti që përfaqëson do të ndjekë rrugë ligjore duke ushtruar ankesë kundër këtij vendimi.
Simiq ka theksuar se, sipas tij, që nga fillimi i procesit zgjedhor, autoritetet aktuale po përpiqen t’ua pamundësojnë serbëve zgjedhjen e përfaqësuesve politikë që do të mbrojnë interesat e komunitetit serb.
Deklaratat e tij janë publikuar nga mediumi “Kossev”.
Ndërkohë, të shtunën KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare për të gjitha subjektet tjera politike, por jo edhe për Listën Serbe.







