TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lista Serbe: Gënjeshtër pretendimi se do ta mbështesnim Kurtin

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Lista Serbe: Gënjeshtër pretendimi se do ta mbështesnim Kurtin

Lista Serbe thotë se është “gënjeshtër e pastër” pretendimi se disa deputetë të kësaj partie do të votonin për një Qeveri të mundshme të Kosovës, që do ta propozonte Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë që si mundësi e paralajmëroi mbrëmë në “Këndin e Debatit”, në Tëvë1 kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla Schwarz.

Sipas Listës Serbe, këto “gënjeshtra”, po i përhap LVV-ja, pasi ato, siç thuhet në reagim “duket se u shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme”.

“Duke pasur parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se mbështetja e paralajmëruar e pretenduar nga deputetët e Listës Serbe është një gënjeshtër e pastër. Ndoshta kjo është dëshira e tyre, një insinuatë apo diçka e tretë, por ne e përsërisim qartë dhe publikisht se kjo është e pavërtetë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë e një rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë e re të Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurtin.

“Ekziston rreziku që ata kur e shohin që ne i kemi numrat të japin votën dhe ky rrezik na është komunikuar tash së voni”, ka thënë ajo në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Një gjë e tillë, sipas Gërvallës, është mirë e menduar dhe shërben për ta “diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion”.

“Është një paralajmërim që mund të jetë një pjesë e tyre, mund të ketë një ndarje të Listës Serbe, që për të diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion japin votën të cilën nuk ua ka kërkuar askush dhe ne duhet ta përgatisim opinionin që një gjë e tillë mund të ndodh”, ka shtuar ajo.

Kryediplomatja kosovare ka mohuar në mënyrë kategorike çdo bashkëpunim eventual me Listën Serbe.

Gërvalla: Ekziston rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë Kurti 3

Tags: donika gervallaLista SerbeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami: Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet është kyç në luftën kundër spiunazhit

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Haxhiu uron nisjen e vitit të ri shkollor: Shkolla duhet të jetë vend i dijes, i sigurisë dhe i mundësive

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

BE-ja do të pezullojë importet e produkteve shtazore nga Brazili

BE-ja do të pezullojë importet e produkteve shtazore nga Brazili

Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal dhe Tibet tejkalon 1,000 persona

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal dhe Tibet tejkalon 1,000 persona

Karateisti Selmani në gjysmëfinale të “Tarranto 2026”

Karateisti Selmani në gjysmëfinale të “Tarranto 2026”

Sulmet izraelite në Gaza vrasin të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza vrasin të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë

Pse disa njerëz nuk djersiten kurrë? – gjenetika ofron përgjigje të habitshme

Pse disa njerëz nuk djersiten kurrë? – gjenetika ofron përgjigje të habitshme

Hajdari në formacionin e javës në Bundesligë

Hoffenheimi kërkon 40 milionë euro për Hajdarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën