TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami, pas ndalimit me urdhër-arrest të Serbisë

by teve1
49 minuta ago
1
A A
Ministria e Drejtësisë mohon akuzat e Bajramit për shkelje ligjore në rekrutime

Shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet e Kroacisë pas ndalimit të tij në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

Sipas ministrisë, urdhër-arresti lidhej me pretendime për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, të cilat Serbia ia atribuon Bajramit gjatë kohës kur ai dyshohet se ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se institucionet e Kosovës kanë qenë të angazhuara që nga momentet e para të ndalimit.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme institucionale për adresimin e rastit, me ç’rast më 14 gusht 2026, përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrit të Drejtësisë të Kroacisë, Damir Habijan, dhe autoriteteve kompetente, Ministrja Gërvalla ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Kosovës, duke ngritur njëkohësisht edhe shqetësimin lidhur me përdorimin e urdhër-arresteve të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rasti, sipas ministrisë, është diskutuar edhe gjatë një bisede telefonike ndërmjet Gërvallës dhe ministrit kroat të Drejtësisë.

“Çështja është adresuar me qëndrimin se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mbahen peng nga pretendime të tilla të Serbisë dhe se, për çështjet që lidhen me veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës, kompetenca u takon institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës. Ky rast është një tjetër dëshmi se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të mbeten vetëm përballë përpjekjeve të Serbisë për t’i ndjekur dhe ndaluar përmes mekanizmave ndërkombëtarë”, theksohet në njoftim.

Në fund të njoftimit, ministria ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj dhe e ka kundërshtuar atë që e ka cilësuar si përdorim politik të mekanizmave të drejtësisë.

“Askush nuk mund ta përdorë drejtësinë si instrument politik kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova rikonfirmon orientimin strategjik drejt BE-së dhe NATO-s

Maqedonci: Kosova rikonfirmon orientimin strategjik drejt BE-së dhe NATO-s

“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi

“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet në Fushë Kosovë personi i dënuar për vjedhje të rëndë

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

ATK me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën