TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lirohet me kusht Isni Kilaj – familjarët thonë se këtë e kanë pritur gjatë

Gjykata Speciale ka liruar me kusht ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj. Ky vendim erdhi pasi u konstatua se mbajtja e tij në paraburgim nuk është më e arsyeshme dhe as proporcionale. Ai akuzohet për çështjen “pengimi i drejtësisë” bashkë me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuqin.

by tëvë1
5 muaj ago
0 1
A A

Autore: Adea Mustafaj

Familja e Isni Kilaj në Lubizhdë të Malishevës mbrëmjen e së mërkurës pati mysafirë.

Arsyeja ishte kthimi i ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj në shtëpi.

Familjarë të afërt kishin ardhur të çmalleshin me ish kryetarin e Malishevës, të cilin e liroi Gjykata Speciale me kusht.

Kilaj, akuzohet nga Gjykata në Hagë për çështjen “pengimi i drejtësisë” bashkë me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuqin.
I lumtur me kthimin e të atit ishte edhe i biri, Blendi.

“Ka qenë një lajm që e kemi prit shumë gjatë, na u ka ndreq jeta, jena gëzuar shumë, por njëkohësisht shpresojmë që drejtësia të triumfoj në fund. Babi është liruar me kusht, me masa të rrepta sigurie për të cilat nuk kemi shumë drejt të deklarohemi apo t’i shfaqim ato në publik, por ajo çka është më shqetësuese është se dëshirojmë që gjithë çlirimtarët të vijnë në Kosovë dhe atëherë Kosova do të jetë në rrugën e saj të drejt”, tha ai.

Kilaj për Tëvë1 ka treguar, se me çfarë kushtesh është liruar babai i tij.

“Sigurisht avokati çdo dy muaj ka bërë kërkesën e tij që të lirohet babi me kusht, pasi nuk ka asnjë fakt ose diçka që mund ta mbaj atë të burgosur atje. Lirimin e tij e kemi marr vesh pak ditë, mirëpo nuk e kemi ditë saktë ditën se kur do të mbërrijë në Kosovë”, tha djali i Isni Kilaj.

Por, gëzimi i Kilaj nuk ishte i plotë, pasi ai ka lanë shokët në Hagë.

“Po shpresoj që do të rrimë tash shumë gjatë dhe s’do të kthehet asnjëherë më atje. Dhe shpresoj që çlirimtarët atje të vinë të na bashkëngjiten. Po e ceki për arsyen se një ndër fjalët e para të tij ishte se i ka lënë ‘shokët vetë atje dhe është mërzit pak për ta’”, tha Kilaj.

Detaje, për lirimin e Kilaj, ka dhënë edhe vet Gjykata Speciale.

Sipas këtij organi, gjykatësi ka konstatuar se nuk ka rrezik që z. Kilaj të arratiset bazuar në periudhën e lirimit të tij të mëparshëm dhe shumën e ofruar të konsiderueshme si dorëzani financiare që do të humbiste.

“Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Kilaj në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ekzistonte njëfarë rreziku që në qoftë se lirohet, z. Kilaj mund të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera, ai arriti në përfundimin se në rrethanat konkrete e drejta themelore e z. Kilaj për liri peshon më shumë se këto rreziqe”, njoftoi Specialja.

Ky vendim ka gëzuar edhe Organizatat e dala nga lufta.

OVL-UCK ka shkruar qe për ta, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate.

Edhe ish komandanti, Fatmir Limaj ka reaguar duke e quajtur lajmin e madh dhe theksuar se shpreson që lajmet e mira nga Haga të vazhdojnë dhe të kulmojnë me fitoren e drejtësisë dhe lirimin e të gjithë bashkëluftëtarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Dugolli: Askush nuk po shkel Kushtetutën

Dugolli: Askush nuk po shkel Kushtetutën

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Akuza për cenim të rendit kushtetues, opozita s’merr pjesë në seancën për Presidentin

Akuza për cenim të rendit kushtetues, opozita s’merr pjesë në seancën për Presidentin

Raundi i parë i votimit për Presidentin me 64 vota, shoqëria civile e sheh si shkelje e rëndë kushtetuese

Raundi i parë i votimit për Presidentin me 64 vota, shoqëria civile e sheh si shkelje e rëndë kushtetuese

Qentë endacakë sulmojnë edhe një 15 vjeçare brenda oborrit të QKUK, detaje rreth rastit

Qentë endacakë sulmojnë edhe një 15 vjeçare brenda oborrit të QKUK, detaje rreth rastit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën