TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lirohen nga akuza të akuzuarit për keqpërdorime me fondet e “Llamkos-it”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lirohen nga akuza të akuzuarit për keqpërdorime me fondet e “Llamkos-it”

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Luan Berishës, Driton Muharremit, Ilir Pushkës dhe Mehmet Sungurit, të akuzuar për keqpërdorime me fondet e “Llamkos-it”.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të hënën nga kryetari i trupit gjykues Arben Hoti, raporton “Betimi Për Drejtësi”.

I njëjti theksoi se të akuzuarit lirohen nga akuza dhe arsyet më të gjera për këtë vendim do të prezantohen në aktgjykimin e shkruar.

Tutje, gjyqtari Hoti deklaroi se lidhur me këtë vendim palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në këtë rast, të akuzuar kanë qenë edhe Remzi Podvorica e Ramush Muli, si dhe A.K, mirëpo për ta është pushuar procedura.

I akuzuari A.K ka ndërruar jetë, ndërkaq me anë të vendimit të gjykatës, që është vërtetuar nga Apeli, për pikat një dhe gjashtë të aktakuzës është hudhur poshtë aktakuza dhe pushuar procedura penale për shkak se prokurori special ka hequr dorë nga ndjekja penale për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës Kosovës, më 9 tetor 2019 ka paraqitur aktakuzën e ndryshuar në këtë rast.

Sipas kësaj aktakuze, të akuzuarit Driton Muharremi, A.K dhe Ilir Pushka, duke vepruar në bashkëveprim me njëri-tjetrin, si bashkëpronarë të biznesit Sh.P.K “Alcon”, nga Ferizaj, gjatë vitit 2005 kishin shitur karburante naftë dhe gaz, ndërmarrjes së re “Llamkos”, në emër të kompanisë fiktive “Gini-Trade”, në vlerë 243 mijë e 409 euro e 82 centë.

Sipas prokurorisë, sipas urdhrit të të akuzuarit Luan Berisha, si drejtor i “Llamkos”, gjatë vitit 2005 kompanisë “Gani Trade”, në periudha të ndryshme i ishin paguar 172 mijë e 312 euro e 89 centë, si dhe në vitin 2006, të gjitha pagesat në shumë prej 125 mijë e 430 euro ishin paguar në para të gatshme nga arka e ndërmarrjes “Llamkos”, personit Venhar Jonuzi, duke paguar shumën prej 297 mijë e 742 euro./BetimiPërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

​Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Haradinaj: 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Bedri Krasniqi para Apelit: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese nuk është marrë

Bedri Krasniqi para Apelit: I kam bo 20 vjet në burg dhe kurrë një masë lehtësuese nuk është marrë

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Tre kosovarë të kërkuar ndërkombëtarisht kapen në Morinë

Muriqi – Hancko, dueli që veçohet nga FIFA

Muriqi – Hancko, dueli që veçohet nga FIFA

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Tre kosovarë të kërkuar ndërkombëtarisht kapen në Morinë

Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën