TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lirohen nga akuza drejtori dhe ish-zyrtari i Ansamblit “Shota” të akuzuar për korrupsion

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lirohen nga akuza drejtori dhe ish-zyrtari i Ansamblit “Shota” të akuzuar për korrupsion

Aktgjykimi lirues ndaj tyre u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj-Hyseni.

Sipas, aktgjykimit Gjocaj dhe Demaj të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, lirohen nga akuza, për shkak se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Shpenzimet e procedurës bien mbi barrën e mjeteve buxhetore të gjykatës.

Ndërsa, palët e pakënaqura kanë të drejtë të ushtrimit të ankesës kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor prej 15 ditësh nga momenti kur pranohet në formë të shkruar dhe me arsyetim të zgjeruar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 nëntor 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, Shefqet Gjocaj dhe ish-zyrtarit Nazmi Demaj.

Sipas prokurorisë, dy të akuzuarit në periudhën 2015–2018, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Ismet Bogujevcin, Xhemail Berishen dhe Luljeta Shala-Lushtakun, nuk kishin hapur konkurs publik, duke lidhur kontrata në mënyrë të kundërligjshme me ta si punëmarrës.

Në aktakuzë thuhet se Gjocaj, në cilësinë e drejtorit, në mënyrë të kundërligjshme kishte lidhur kontratë me punëmarrësit, Ismet Bogujevci, Xhemail Berisha dhe Luljeta Shala-Lushtaku, ndërsa Demaj po akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte lidhur kontratë për kohë të pacaktuar për kryerjen e punëve specifike me punëmarrësin, Xhemail Berisha.

Për këto veprime, dy të akuzuarit po ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Betimipërdrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Katër persona rrahen mes vete për pronë në Klinë

Më shumë se dy vjet nuk shkoi në punë, por merrte rrogë – arrestohet bibliotekisti në Gjilan dhe një zyrtar

28-vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Slloveni

28-vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Slloveni

IKKL me dokumentar për Masakrën e Reçakut

Teherani kthehet në jetën e përditshme, ndërsa qetësohen tensionet SHBA-Iran

Teherani kthehet në jetën e përditshme, ndërsa qetësohen tensionet SHBA-Iran

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën