Liridon Ahmeti është emëruar drejtori i ri sportiv i Gjilanit.
Klubi i Superligës i ka uruar mirëseardhje ish-futbollistit të njohur kosovar, i cili së fundmi e kishte ushtruar pozitën e drejtorit sportiv te klubi i futbollit Vushtrria.
“SC Gjilani i uron suksese Liridon Ahmetit në këtë detyrë të rëndësishme dhe shpreh besimin se bashkëpunimi i ndërsjellë do të kontribuojë në arritje të reja sportive për klubin”, shkroi ndër të tjera klubi gjilanas.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të SC Gjilanit.











