TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, nesër organizohet “Nata e Pritjes”

by teve1
53 minuta ago
1
A A
“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, nesër organizohet “Nata e Pritjes”

Platforma “Liria ka emër” nga 15 shtatori do t’i zhvendosë aktivitetet e saj në Hagë, ku së bashku me diasporën shqiptare do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”, në prag të shpalljes së vendimit përfundimtar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, të mbajtur në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në Hagë.

Hoxha e ka cilësuar marshin si një aktivitet dinjitoz dhe madhështor, duke thënë se mesazhi i tij ishte i qartë.

“Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, ka deklaruar Hoxha.

Ajo ka shprehur mirënjohje për organet e sigurisë për bashkëpunimin, si dhe për kompanitë dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në organizimin e marshit.

Duke folur për aktivitetet e zhvilluara para marshit të 12 shtatorit, Hoxha ka falënderuar komunat për organizimin e “Orëve të Pritjes”, si dhe qytetarët e organizatat që i kanë organizuar ato në mënyrë vullnetare.

Mirënjohje të veçantë, ajo ka shprehur edhe për organizatat e dala nga lufta dhe veteranët e UÇK-së për aktivitetet e përbashkëta në shtatë Zonat Operative, të zhvilluara nën siglën “Zjarret e Lirisë”.

Platforma “Liria ka emër” ka falënderuar gjithashtu bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, komunitetet joshumicë, partitë politike dhe bizneset që kanë mbështetur në vazhdimësi marshin dhe aktivitetet e platformës.

Gjatë ditës së sotme, platforma ka marrë pjesë edhe në konferencën “Lufta për UÇK-në”, ku akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe të shoqërisë civile kanë diskutuar për kujtesën kolektive, historiografinë, rrëfimet për luftën dhe riinterpretimet që kanë dalë nga proceset juridike.

“Nga data 15 shtator, platforma “Liria ka emër” zhvendos aktivitetet e saj në Hagë, ku së bashku me diasporën shqiptare do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”. Më 16 shtator, platforma pret vendimin përfundimtar për çlirimtarët dhe shpreh shpresën për një ditë feste për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje, Eliza Hoxha ka falënderuar mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre gjatë gjashtë viteve të veprimtarisë së platformës “Liria ka emër”.

“Faleminderit për bashkërrugëtimin dhe mbështetjen tuaj tash e gjashtë vjet”, ka përfunduar Hoxha./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

​Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku pas tërheqjes së Sejdiut: Tregoi dinjitet përballë “histerisë politike”

Gjykata Kushtetuese reagon pas kërkesës së Osmanit për tërheqje të lëndës

Bllokada institucionale, Kushtetuesja para një vendimi kyç për konstituimin e Kuvendit

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

​Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

​Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku pas tërheqjes së Sejdiut: Tregoi dinjitet përballë “histerisë politike”

Gjykata Kushtetuese reagon pas kërkesës së Osmanit për tërheqje të lëndës

Bllokada institucionale, Kushtetuesja para një vendimi kyç për konstituimin e Kuvendit

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, nesër organizohet “Nata e Pritjes”

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, nesër organizohet “Nata e Pritjes”

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë, BBC premton të mbrohet nga akuzat

Trump thotë se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos sulmojnë objektivat energjetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën