TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

by Tëvë1
3 minuta ago
0
A A
​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

Platforma “Liria ka emër” prezantoi nismën qytetare “Kosova po pret”, në kuadër të së cilës më 12 shtator do të organizohet “Marshi për liri”, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencë për media, Eliza Hoxha tha se nisma synon të përcjellë zërin e qytetarëve për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj historisë së Kosovës.

“Kosova po pret një moment të rëndësishëm. Po pret ditën kur në Hagë do të merret vendimi nga Dhomat e Specializuara për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tash e gjashtë vjet jemi munduar përmes disa aktiviteteve të jemi pranë tyre, të ngremë shqetësimin tonë dhe kërkesën tonë për gjykim të drejtë… Për këtë arsye, kemi vendosur që më 12 shtator, ditë e shtunë, të organizojmë “Marshin për liri”, tha ajo.

Hoxha tha se marshi synon të bashkojë qytetarët përtej dallimeve politike, gjeografike, kulturore dhe shoqërore. Sipas saj, për të gjitha detajet do ta njoftojnë me kohë.

“Ky marsh synon të bashkojë qytetarët përtej dallimeve politike, gjeografike, kulturore e shoqërore, për të manifestuar në emër të popullit të Kosovës që lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe që historia jonë nuk mund të rishkruhet”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se aktivitetet do të nisin nga nesër me vendosjen e një numërimi mbrapsht në Prishtinë, i cili do të tregojë kohën e mbetur deri më 16 shtator, kur pritet të mbahet seanca përmbyllëse e procesit në Hagë.

“Aktiviteti i parë fillon që nesër, në orën 10:00 në Prishtinë. Do të vendosim një LED countdoën apo numërim mbrapsht, i cili do të numërojë kohën deri më 16 shtator nga ora 10:00 e mëngjesit kur pritet kryerja e seancës përmbyllëse të procesit në Hagë.

I njëjti aktivitet do të jetë i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës.

Çdo orë që kalon do të na kujtojë të gjithëve se Kosova po pret. Do t’u kujtojë edhe të tjerëve jashtë Kosovës. Po pret drejtësi, po pret dinjitet, po pret çlirimtarët të kthehen në shtëpitë e veta”, tha Hoxha.

Në kuadër të kësaj nisme janë paralajmëruar edhe “Netët e lirisë”, të cilat do të zhvillohen në shtatë zonat e UÇK-së dhe do t’i kushtohen kujtesës, rrëfimit dhe bashkimit ndërmjet brezave.

Ndërsa, Ismail Tasholli u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe liderëve të katër partive më të mëdha në Kosovë që t’i bashkohen “Marshit për liri”.

“I ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare dhe liderët e katër partive më të mëdha në vend zotin Kurti, zotin Hamza, zotin Abdixhiku, zotin Haradinaj që të bëhen pjesë e marshit për liri.

Kjo ftesë u drejtohet të gjithëve pa përjashtim. I ftojmë këtë ditë të jenë të pranishëm dhe të kenë adresimin e tyre publik në marshin për liri. Jo për fushata, jo për të ngritur flamuj partiakë, po për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, tha Tasholli..

Tasholli bëri të ditur se aktivitetet nuk do të kufizohen vetëm në Kosovë. Më 16 shtator, kur vëmendja pritet të jetë e përqendruar në Hagë, “Liria ka emër” do të organizojë aktivitet edhe atje, në bashkëpunim me diasporën shqiptare.

“Dhe fushata jonë nuk përfundon më 17 shtator. Më 16 shtator, kur vëmendja do të jetë e përqendruar në Hagë, “Liria ka emër” do të organizojë aktivitet edhe në Hagë, së bashku me diasporën shqiptare.

Nga Kosova deri në Hagë mesazhi ynë do të jetë i njëjtë: Kosova po pret. Prandaj, nga nesër në sheshin e Prishtinës fillon numërimi mbrapsht. Nga 16 shtatori, Kosova më nuk do të jetë e njëjtë”, tha ai.

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallet më 16 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Botërori i MuayThai organizohet në Kosovë, Federata gati për ngjarjen e madhe të shtatorit

Botërori i MuayThai organizohet në Kosovë, Federata gati për ngjarjen e madhe të shtatorit

​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

iPhone 18 bazë mund të mos prezantohet në shtator?!

iPhone 18 bazë mund të mos prezantohet në shtator?!

Dënime të ashpra për Argjentinën për incidentin në finalen e Botërorit

Dënime të ashpra për Argjentinën për incidentin në finalen e Botërorit

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator

Llapi përforcohet me ish-portierin e akademisë së Feyenoordit

Llapi përforcohet me ish-portierin e akademisë së Feyenoordit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën