TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Linja që shuan brengat”

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
“Linja që shuan brengat”

Linja telefonike po funksionon mirë. Andaj përmes kësaj kabine në hyrje të minierës, po ‘’shuhen’’ edhe brengat e familjarëve për minatorët e Trepçës.

Kjo pasi çdo ditë ata komunikojnë me minatorët, të gjendur tash e gjashtë ditë në horizontin dhjetë të gjigantit ‘’Trepça’’.

“Vijnë vetëm përmes telefonit i cili është në kabinë, na thërrasin këtu, kontaktojmë, se jo kështu në sipërfaqe jo”, tha minatori Fehmi Hajredini.

Por gjendja e tyre në thellësi të minierës vazhdon të rëndohet.

Pavarësisht kësaj, ata qëndrojnë stoik në kërkesat e tyre.

“Na jena në gjendje shumë shumë të keqe, çdo ditë e më herët. Na nuk dorëzohemi, po ju premtojmë. Pa u shkarku menaxheri, na kemi me dhanë edhe jetën nëse është nevoja po nuk dorëzohemi. Neve nuk na duhet një menaxher të cilit nuk i intereson për minatorët, për punëtorët e vet”, u shpreh minatori, Alban Hasani.

Hasani kërkon që t’u plotësohen kushtet e punës.

“Unë i kam çizmet një kështu një ashtu, dmth nuk kemi kushte, na i blejmë vet këto çizme. Dmth duhet me i gjetë diku nalt për me ia dalë diqysh me punu këtu, tha Hasani.

E vetëm gjatë ditës së sotme, ndihmë mjekësore kërkuan afër 20 persona.

“Ditën e sotme i kam pasë deri tash 18 raste, 2 i kem çu në emergjencë në spital. Shumica prej tyre kanë pasë tretman për kokëdhimbje, për shkak të rritjes së tensionit arterial, disa kanë pasë edhe mundime ose dhimbje trupore, këto raste të gjitha i kemi trajtu me mundësitë tona që i kemi këtu. Kemi edhe disa punëtorë që vet janë të sëmurë e normal që mundet me ju keqësu gjendja e tyre. Ka pasë edhe të atillë që nuk e kanë pranu terapinë, janë deklaru që e kanë terapinë personale kështu që e kanë përdorë terapinë e vet”, tha Ridvan Ramagjiku, mjek në Emergjencen e QKMF-së.

Megjithatë, menaxhmenti i Ndërmarrjes “Trepça” përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social facebook, thotë se minatorët po e sabotojnë dhe bojkotojnë punën, ndërsa po furnizohen edhe me ushqim.

“Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit. Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Mirëpo kjo deklaratë e menaxhmentit u injorua nga kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

“Unë nuk do të merrem me këto çështje sepse është një çështje madhore se sa të shtyhemi përmes faqes së facebook-ut, mirëpo thirrja edhe lutja është që sa më shpejt me dalë prej krizës sepse gjendjen e kemi të rënduar”, deklaroi Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

Minatorët e Trepçës kërkojnë realizimin e pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqjen apo shkarkimin e u.d kryeshefit, Enis Abdurrahmani, sigurimin shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën