TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Limaj vazhdon të jetë në listë të zezë të SHBA-së, a mund të marrë poste udhëheqëse?

E kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, njohësit vlerësojnë që figurimi i emrit të tij në listë nuk përbën pengesë ligjore dhe procedurale për marrjen e një pozite udhëheqëse në Kosovë.

by Doresa Geci
3 muaj ago
1 0
A A

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur vullnet për të bashkëpunuar me Nismën Socialdemokrate.

Madje kryetari i VV-së, Albin Kurti e ai i NISMA-së, Fatmir Limaj kanë zhvilluar takime që të arrihet një marrëveshje mes tyre.

Por Limajn, si partner siç e sheh Kurti, nuk e shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo pasi që i pari i Nisma-s vazhdon të jetë  në listën e zezë të SHBA-së,  e cila u  rifreskua me 22 korrik të këtij viti.

Por a mund të pengoj  figurimi në listë të zezë, marrjen e një pozitë udhëheqëse në vend.

“Të qenurit pjesë e listës së zezë të SHBA-së nuk përbën pengesë ligjore dhe procedurale, për këdo nga deputetet ose personat e caktuar te cilët janë jashtë Kuvendi që të marrin poste publike, ekzekutive, qeveritare. Kjo listë është më shumë është listë politike, e personave të padëshiruar nga SHBA, që në vend të caktuara apo në vendet që SHBA kanë influencë dhe partneritet”, ka thënë Asdren Bytyqi, jurist.

Kurse nga  Instituti i Kosovës për Drejtësi, kërkojnë që këto çështje të  rregullohen para formimit të Qeverisë  në mënyrë që një gjë e tillë të mos i paraqet problem vendit në raportet me SHBA-në.

“Por në anën tjetër ne kemi parë në të kaluar që ka pasur zyrtar të lartë publik, që kanë qenë deputet,  apo kanë pasur pozita, dhe përkundër që kanë qenë në listë të zezë. Por sidoqoftë, për Kosovën besoj  për një qeverisje me integritet do të duhej që këto gjëra të sqaroheshin paraprakisht ne mënyrë që të mos kemi zyrtar publik të cilët marrin pozita e të cilët do të mund të pengoni bashkëpunimin  me SHBA-në që unë besoj që është e jetik për Republikën e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.

Megjithatë,  ka disa metoda që një person mund të largohet nga kjo listë.

“Janë dy mënyra, e para është që kjo të sfidohet nga një gjykatë dhe mënyra e dytë është që personi i cili është në listë është që të jap një konfirmim një zotim, se nuk do të kryejë, apo do të bëjë veprim të cilat e kanë ndikuar që të hyjë në listën  e zezë të SHBA-ve”, është shprehur tutje Miftaraj.

Për këtë çështje televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Nisma Socialdemokrate dhe nga Vetëvendosje, porse të dyja nuk kanë qenë të qasshme.

Ndërkohë, deputetja e NISMËS, Xhevahire Izmaku pati thënë që Limaj nuk është i kategorizuar në atë formë në listë të zezë që ti pamundësohet marrja e një pozite udhëheqëse.

Personat të cilët ndodhën në listën e zezë iu  ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, u ngrihen pronat që i kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që janë në pronësi të shtetasve amerikanë dhe u ndalohet puna dhe kryerja e transaksioneve me shtetas amerikanë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abazi paralajmëron: Është fundi i Kurtit, kushdo që e mbështet do të paguajë faturën politike

Abazi paralajmëron: Është fundi i Kurtit, kushdo që e mbështet do të paguajë faturën politike

Ekskluzive nga Tëvë1 – Momenti kur FSK-ja hynë gabimisht në veri, Elshani ua tregon rrugën për në jug

Ekskluzive nga Tëvë1 – Momenti kur FSK-ja hynë gabimisht në veri, Elshani ua tregon rrugën për në jug

Raporti i FMN-së përplas Bajramin dhe Muratin: Kur partia jote rrokulliste kamionë, rritja ekonomike ishte 5.9%, sot 3.9%

Raporti i FMN-së përplas Bajramin dhe Muratin: Kur partia jote rrokulliste kamionë, rritja ekonomike ishte 5.9%, sot 3.9%

Rikthimi i Listës Serbe në zgjedhjet lokale, Musliu: Vuçiq po e përdor veriun si mjet pazari

Musliu: BIA, armë e Vuçiqit dhe instrument destabilizues në rajon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën