TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Limaj rizgjidhet kryetar i Nismës Socialdemokrate

by teve1
1 vit ago
1
A A
Limaj rizgjidhet kryetar i Nismës Socialdemokrate

Në kuvendin e sotëm, Fatmir Limaj u zgjodh sërish në krye të partisë Nisma Socialdemokrate.

Limaj mori të gjitha votat e mbi 350 delegatëve të pranishëm, pa asnjë abstenim dhe votë kundër.

Ai në këtë post do të qëndrojë për katër vitet e ardhshme.

Në hapje të kuvendit zgjedhor, Limaj u shpreh se janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës falë qëndrueshmërisë e vendosmërisë.

Limaj përmendi një nga themeluesit e kësaj partie, Jakup Krasniqin, për të cilin tha se shpreson që shpejt të kthehet i lirë në Kosovë.

“Sot vijmë në kuvend të rikthyer fuqishëm në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe unë pres që organet që do të dalin nga këtu, edhe Këshilli Kombëtar edhe kryesia të vazhdojnë fuqishëm në një etapë të re, të fuqizimit të mëtutjeshëm të Nisma-s Socialdemokrate. Edhe sot si në kuvendin e kaluar na mungon një nga themeluesit kryesor të kësaj partie, baca Jakup dhe shpresoj që shumë shpejt do të jetë këtu… Besoj që edhe kjo që ka ndodhur deri më tani është e jashtëzakonshme por po shpresojmë që shumë shpejt do ta kemi në mesin tonë për të dhënë angazhimin e tyre”, deklaroi ai.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate po ashtu tha se kjo strukturë e ka kthyer partinë të përfaqësuar në parlament.

“Nisma u kthye në parlament falë një pune të jashtëzakonshme, falë qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë dhe besnikërisë tonë të përbashkët. Duke besuar në ato vlera, kaluam sfida dhe vështirësi, dhe ja ku jemi sot. Ne së bashku u futëm në atë betejën e zgjedhjeve të kaluara të përgjithshme dhe sot Nisma Socialdemokrate po përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me tre deputetë, me Arbreshën dhe Xhevën, e që do të vazhdojmë të punojmë për ta rikthyer dhe për ta ngritur zërin e Nisma-s në Parlamentin e Kosovës dhe për të vazhduar e punuar për atë që ne besojmë”, shtoi Limaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate shtoi se për zgjedhjet lokale duhet të punohet, për çka u shpreh se duhet të përfaqësohen në secilën asamble komunale.

“Kjo strukturë që do të dalë do ta ketë përgjegjësinë në nivel lokal, ju nëpër degë e ne bashkë me ju të punojmë fort për zgjedhjet lokale që na presin. Ju ftojë që të komunikoni me vajza e djem, gra e burra në nivele lokale për t’i ftuar që të marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Pjesëmarrja në jetën publike shumë është e rëndësishme për mirëqenien dhe forcimin e zhvillimin e këtij vendi. Ftoni vajzat dhe djemtë e rinj që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve në vendin e tyre. Angazhimi në jetën publike është për t’i shërbyer vendit. Kushdo që nuk duan të përzihen në jetën publike dhe politike, sepse me i ‘këqyrë punët e mia’, me i pas këqyrë punët e tona sot secili sot Kosova nuk do të ishte këtu. Vetëm ata që nuk e kanë shqetësimin për vendin këqyrin me i këqyr punët e tyre”, përfundoi ai.

Në kuvendin zgjedhor të Nismës Socialdemokrate po marrin pjesë mbi 350 delegatë, ndërkaq Fatmir Limaj nuk ka kundërkandidat për udhëheqje të partisë./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Personi që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Nagelsmann flet për të ardhmen e tij

Nagelsmann shkarkohet nga Gjermania, Klopp në vend të tij

“The Sun”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira për pushime verore në Evropë

“The Sun”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira për pushime verore në Evropë

Formacionet zyrtare: Spanjë – Austri

Yamal paralajmëron Portugalinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën