Pavarësisht paralajmërimeve që Fatmir Limaj që do të jetë i propozuari i VV-së për kryetar të Kuvendit, emri i tij të enjten nuk u propozua për këtë pozitë.
LVV propozoi Albulena Haxhiun e cila pas dy tentimeve nuk mori votat e mjaftueshme.
Limaj, nuk ka folur për këtë pas dështimit të seancës konstituive të enjten.
Ndryshe, Limaj shpreson që shumë shpejt do të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
“Sot është bërë një hap i rëndësishëm në votimin e Komisionit dhe betimi i deputetëve. Besoj që që gjithë bashkë me tema racionale me interes për vendin të punojmë fort për ligje të mira dhe të përmirësojmë ligjet të cilat rrugës po na dalin goxha me telashet qojmë në një nivel tjetër demokracinë kosovare, nga sot jemi hyrë në fazën e konstituimit të Kuvendit dhe unë besoj që shumë shpejt edhe këto pjesët e tjera që kanë mbetur pa përfunduar do të përfundojnë dhe mbetet se sipas ligjit dhe Kushtetutës të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria ashtu siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta”, ka deklaruar Limaj./teve1.info/